Deklarata e Lu,Luan Rama:Përmendi
ushtarët e krimit jo shefin e tyre

Deklarata e Lu,Luan Rama:Përmendi<br />ushtarët e krimit jo shefin e tyre<br>
Nënkryetari i LSI-së,Luan Rama ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit Donald Lu ditën e sotme. Nëpërmjet një postimi në facebook, Luan Rama shkruan se ambasadori Lu përmendi emrat e “ushtarëve të krimit por jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë”.

Postimi i plotë i Luan Ramës në facebook:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, duke folur sot në prezantimin e projektit “Forca e ligjit” në Ministrinë e Brendëshme, përmendi edhe katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin!

Mirëpo ai përmendi vetëm katër nga emrat e ushtarëve të krimit, jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë! Kush nuk e di që pas atyre emrave që përmendi ambasadori i nderuar nuk është kumbar kryeministri ynë?!...

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë