Deklarata e Merkel për negociatat/ Taulant Balla: Gjermaninë e kemi aleate, kërkon që konferenca ndërqeveritare të mbahet brenda dhjetorit

Skepticizmi i Kancelares gjermane Angela Merkel për celjen e negociatave me Shqipërinë, për Taulant Ballën nuk përkthehet në mungesë mbështetje. Numri dy i PS e justifikon deklaratën e Gjermanisë, me faktin se këtë vit ka presidencën e BE dhe duhet të flasë në emër të vendeve të tjera.

“Unë nuk dua të hyj në komente për këtë çështje sepse jam i sigurt në atë që them se Gjermania mbetet mbështetësi kryesor i një procesi të rëndësishëm. Gjermania ka presidencën e BE dhe flet duke sjellë gjithë sensibilitetet e vendeve anëtare. Gjithsecili të kuptonte që nuk bëhet fjalë për një ndryshim të qëndrimit të Gjermanisë. Gjermania ka pasur dëshirën dhe gatishmërinë që konferenca ndërqeveritare të mbahej brenda ëtij viti. Do të dhe do të shohim”, tha Taulant Balla në dalje për mediat.

Kreu i grupit të PS foli edhe për ligjet që duhen miratuar pas marrëveshjes së 5 qershorit, duke thënë se as në seancën e radhës(ditën e enjte) nuk do të miratohen.

“Ligjet që burojnë nga  marrëveshja e 5 qershorit, nuk janë nesër në rendin e ditës por Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë punën e vet deri në përfundim të këtij sesioni, do përfundojë dhe do i miratojë. Jemi në kushtet e respektimit të plotë të të gjitha çështjeve që kanë buruar nga marrëveshja e 5 qershorit”, tha Balla.

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjermani: 02/12/2020 16:15

    Ky eshte i pacipe dhe genjeshtar i ndyre.

    Përgjigju
  • beni beni: 02/12/2020 15:58

    hahahahah hahahahaah hahahahha hahahahaha hahahahahah hahahahhah hahahahahaah hahahahahaha bythelepiresi i Rames hahahahahaha hahahahahahahahahahahahaah hahahahahahaha hahahaa

    Përgjigju
    • Shaqo: 02/12/2020 17:49

      Sa paske ngrene or beni beni, ler pak edhe per ndonje ben tjeter.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot