Deklarata e ministrit serb të Kosovës
Protesta masive kundër Jabllanoviç

Deklarata e ministrit serb të Kosovës<br />Protesta masive kundër Jabllanoviç
E gjithë Kosova është përfshirë nga protesta masive që kërkojnë shkarkimin e ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç nga qeveria e Kosovës. Kjo kërkesë vjen pas fyrjes që ai u bëri rreth tre javë më parë një grupi protestuesish në Gjakovë duke i quajtur “egërsira”.

Ndonëse Jabllanoviç kërkoi falje publike një ditë më parë, duke thënë se nuk ka dashur të ofendojë askënd, sërish qytetarët nuk janë mjaftuar me aq por duan dhe shkarkimin e tij nga posti qeveritar.

Në Ferizaj janë mbledhur mbi 3 mijë qytetarë në mbështetje të nënave Gjakovare, të cilat tre javë më parë protestuan kundër vizitës së Jabllanoviç në Gjakovë, për shkak të mos zbardhjes ende të fatit të qindra të të zhdukurve.
 
Me pankarta në duar e me flamuj kombëtar protestuesit marshuan rrugëve kryesore të qytetit ndërsa thërrisnin e këndonin himnin e këngë patriote. Pjesë e organizimit të protestave kanë qenë dhe figura publike, si këngëtari i njohur dhe në Shqipëri, Labinot Tahiri, i cili mbajti një fjalim ku shprehu solidarizim dhe përkrahje për vuajtjen e nënave gjakovare.
 
Këtyre protestave u janë bashkuar dhe qytete të tjera si Prishtina, Lipjani etj me organizime studentore, ku përveç dorëheqjes së Jabllanoviç kërkohet dhe mos heqja dorë nga miniera e Trepçës, me pankarta si “Kryeministër shkarkoje” dhe “Isën e Japim, Trepçën se japim”.
 
Ndërkohë në Kosovë po bëhen thirrje për protesta mbarëpopullore, kur kërkohet pjesmarrja e qytetarëve dhe partive politike e shoqërisë civile. Thirrjet bëhen për një protestë masive të shtunën ku do të kërkohet sërisht shkarkimi i ministrit të minoritetit serb Aleksandër Jabllanoviç, si dhe ndjekja e tij penalisht për deklarata që nxisin urrejtjen ndëretnike.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf