Deklarata e papritur e Albin Kurtit: Serbia nuk po e pengon integrimin e Kosovës në BE

Deklarata e papritur e Albin Kurtit: Serbia nuk po e pengon integrimin e Kosovës në BE

Albin Kurti

Serbia nuk po e pengon integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, por janë pesë shtetet që nuk e kanë njohur vendit tonë ato që po e pengojnë integrimin e Kosovës në familjen evropiane, kurse anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga Kosova.

Kështu tha sot lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tryezën e organizuar nga subjekti i tij me temën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”, në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë ku do të marrë pjesë edhe Kosova si shtet, raporton KP.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u shpreh se duke qenë se vetëm dy ditë na ndajnë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, BE pret shumë nga shqiptarët, por edhe shqiptarët presin shumë nga Bashkimi Evropian.

Sipas Kurtit, në këtë moment Kosova duhet të punojë më shumë me Greqinë për t’u integruar në BE, derisa theksoi se anëtarësimi i Serbisë varet shumë nga Kosova.

“Mund të themi që integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian nuk e pengon Serbia, por e pengojnë pesë shtetet të cilët nuk na njohin me ç’rast ne tashmë ato nuk mund t’i fusim në të njëjtën kategori. Përderisa në njërën anë besojmë që shumë më tepër mund të punojmë me Greqinë në këtë moment gjeopolitik, mbase nuk do të duhej që të humbin kohë shumë me Spanjën për shkak të rrethanave të që ekzistojnë në atë vend. Dhe në anën tjetër përderisa mund të themi se jo Serbia por pesë shtetet mos njohëse e pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, anëtarësimi i Serbisë varet shumë nga Kosova dhe unë besoj që kjo paraqet një element shumë të rëndësishëm të gjeopolitikës dinamike në rajonin përherë të trazuar të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, në BE më lehtë po integrohen ato vende që presin shumëçka nga BE-ja, por jo gjithçka nga BE, pasi që ato shtete nuk e anashkalojnë politikën nacionale në këmbim të integrimit. Në lojërat e rrezikshme gjeopolitike, sipas profesorit Mazllum Baraliu, Evropa vazhdon të jetë e pavetëdijshme për konsolidimin dhe respektin që duhet ta kenë ndaj çështjes shqiptare. Sipas tij, shqiptarët në shekullin XXI vazhdojnë të jenë të defaktorizuar dhe të pa rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

“Shqiptarët vazhdojnë të mbesin të defaktorizuar dhe vazhdojnë të mbesin të parëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe politikat e tij. Nuk ka nevojë që të themi tani që proceset shtytëse që i janë bërë Rumanisë, Bullgarisë siç po iu bëhen edhe disa të tjerëve për arsye të ndryshme gjeostrategjike, Kosovës dhe Shqipërisë nuk po i bëhen. Duhet të krijuar pra një strategji gjithëkombëtare për konsolidim dhe veprim si një komb...19’04”Në radhë të parë duhet të kuptohet që integrimet bëhen brenda për brenda substancës së strukturës kombëtare e pastaj edhe rajonale pastaj evropian”, ka deklaruar Baraliu.

Ai tutje shtoi se duke parë krizën që e ka kapluar Bashkimin Evropian, si komb shqiptarët duhet të krijojnë edhe një strategji dalëse nga BE..

Intelektuali, Agim Vinca në këtë tryezë u shpreh se dëshira e shqiptarëve për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian është e ligjshme, duke shtuar se shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër përpos të qenurit pjesë e familjes evropiane. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria duke qenë shtete të skandaleve duhet të krijojnë standarde evropiane për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ne jemi shoqëri e skandaleve, dy shtet tona edhe Republika e Shqipërisë edhe e Kosovës janë shtete ku për çdo ditë dhe çdo javë ndodhin skandale ekonomike, skandale politike, arratisje, burgosje, vendime të padrejta gjyqësore, nuk funksionin ky segment i shtetit, nuk funksionin ai segmenti tjetër ky është problemi para se të hyjmë në Bashkimin Evropian të bëhemi me Francës, Gjermaninë e të tjerët ne duhet t’i krijojmë standardet evropiane që thuhet në radhë të parë sundimi i ligjit, tek ne pushteti është bërë trampolinë për të bërë pasuri”, ka thënë Vinca.

Sipas tij liberalizimi i vizave nuk do të mund të ndodh pa luftimin e korrupsionit dhe pa i zgjedhur problemet e brendshme që ka kombi. Vinca po ashtu tha se shqiptarët duhet të jenë pjesë e familjes evropiane duke ruajtur identitetin e tyre kulturor, gjuhësor, kombëtar, fetar.

Në tryezën me temën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”, në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, morën pjesë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Xhelal Sfeçla, Ismajl Kurteshi e shumë historian e njohës të çështjeve shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje