Nё raportet jo vetëm tё Policisё sё Shtetit Shqiptar, por dhe nё raportet e misioneve tё huaja ndёrkombёtare dhe nё shumё raporte dhe tё Bashkimit Europian përmendet rrethi i Gjirokastrёs dhe sidomos zona tё veçanta tё tij, si zona e Lazaratit, si zonat mё problematike nё kёtё veprimtari kriminale, duke u etiketuar dhe si njolla tё zeza tё Shqipёrisё.
Kёto kanё bёrё qё nё punёn e policisё lufta kundёr kultivimit dhe trafikimit tё bimëve narkotike tё kthehet nё njё nga prioritet kryesore tё saj nё kuadёr tё luftës kundёr krimit tё organizuar.
Jemi tepër tё intersuar qё tё kemi njё bashkëpunim sa mё tё frutshёm dhe sa mё transparent dhe tё sinqertё ndёrmjet policisё dhe strukturave tё tjera, agjencive tё tjera ligjzbatuese, por edhe strukturave tё pushtetit lokal. Dihet tashmё qё ligji na ngarkon tё gjithёve me detyrёn pёr tё luftuar kёtё fenomen, pra duke filluar nga strukturat e pushtetit lokal, ashtu dhe nga struktura tё tjera dhe agjenci tё tjera ligjzbatuese.
Jemi kёtu pёr tё treguar dhe njё herё mbёshtetjen qё Drejtoria e Pёrgjithshme e Policisё i jep strukturave tё policisё lokale nё Gjirokastёr pёr tё luftuar kёtё fenomen kriminal dhe pёr ta hequr zonёn e Gjirokstrёs nga lista e zonave tё përcaktuara, apo tё emërtuara, si zona tё zeza, ku ёshtё tepër i përhapur kultivimi i bimëve narkotike.
Porosi tё posaçme u janё dërguar tё gjitha drejtorive tё qarqeve, pasi ky fenomen vërtet qё kёtu ёshtё mё i mprehtё, por ёshtё njё fenomen qё kёto vitet e fundit ka qenё i përhapur dhe nё zona tё tjera tё Shqipёrisё dhe nevoja pёr tё luftuar kёtё fenomen ёshtё nevojё e tё gjitha strukturave policore dhe jo vetёm e strukturës sё polcisё sё Gjirokastrёs.
Gjithashtu sё bashku me Ministrinё e Punёve tё Brendshme kemi pёrgatitur njё plan-veprimi tё Mistrit tё Brendshëm, i cili kërkon qё tё bashkëpunojnë tё gjitha strukturat nё varësi tё Minsitrisё sё Punёve tё Brendshme, pra strukturat e pushtetit lokal, nёn varёsinё e Prefektit tё Qarkut, i cili ёshtё dhe pёrgjegjёs i Shtabit pёr luftën kundёr kultivimit tё bimëve narkotikёve. Policia e Shtetit shpreh gatishmёrinё e vet. Gjithashtu ёshtё struktura qё ёshtё e ngarkuar jo vetëm nga ligji pёr parandalimin e kultivimit tё bimëve narkotike, por ёshtё njё nga strukturat kryesore ligjzbatuese, ёshtё struktura bazё qё lufton kёtё aktivitet kriminal dhe ne patjetër qё do tё jemi nё pararojё tё kësaj lufte.
Por dhe faktorёt e tjerё social dhe tё pushtetit lokal duhet qё tё japin mbështetjen e tyre, me qёllim qё tё kemi efikasitetin e duhur e tё marrim rezultatet e pritshme nё kёtё luftё, qё ne kemi kohё qё e kemi nisur e qё kёtё vit presim tё kemi rezultate, qё i presin njerëzit, qё i pret dhe populli i Lazaratit vetё, por qё edhe do tё na prezantojnë para strukturave shtetërore, para agjencive tё tjera, tё misioneve qё asistojnё policinё shqiptare apo tё organizmave tё tjerё tё Bashkimit Europian si njё strukturё e përgjegjshme dhe qё i përmbush objektivat e vendosur.
Ti realizojmё kёto objektiva tё vendosur veçanёrisht nё luftën kundёr krimit tё organizuar e kundër korrupsionit, tё cilёt janё caktuar dhe nё dokumentat e Bashkimit Europian dhe tё sigurojmë ato kushte qё do tё na fusin nё procesin e vendit kandidat pёr nё Bashkimin Europian."