Deklarata e plotë e Sekretarit per Programin ne PS Ilir Beqja.

Sot kur na ndajnë vetëm 80 ditë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët me votën e tyre do të ndëshkojnë këtë qeveri e këtë kryeministër, është dhe më e qartë që modeli ekonomik i Sali Berishës është një model i dështuar.

Edhe të dhënat zyrtare nuk mund ta fshehin dot më se viti 2012 është viti më i keq për ekonominë shqiptare në këto 22 vjet demokraci, përjashtuar vitin 1997.

‘97-ta ishte viti i rrënimit ekonomik sepse piramidat financiare kolapsuan ekonominë e vendit, buxhetet familjare, sipërmarrjet ende të brishta.

Edhe 2012-ta të thelb është e njëjta gjë. 2012 është dështim i një modeli rritje pa zhvillim, model i rritjes vetëm me borxhe. Madje, dhe pa e vrarë mendjen fare për efektivitetin e borxheve të marra.

Në 2009, Saliu premtonte:

“Borxh publik në nivelin e 50% të Produktit të Brendshëm Bruto” (faqe 32 e programit qeverisës së PD-së 2009 – 2013)

Ku jemi sot kur kësaj qeverisje i kanë mbetur vetëm 80 ditë. Pasi në dhjetor 2012, Saliu e hoqi tavanin ligjor të borxhit publik ndaj PBB-së, është parashikuar që borxhi publik të arrijë 63,8 % e PBB-së. (Grafiku 1)
borxhi publik i PS

Çfarë do të thotë kjo për vendin dhe ekonominë tonë?

Do të thotë që nga 4,7 miliardë USD në 2005, borxhi do të arrijë këtë vit në 9 miliardë USD.

Do të thotë që rreth 2/3 e asaj që do të prodhojë këtë vit ekonomia e vendit e kemi borxh.

Do të thotë që edhe fëmijët që lindin sot, e nisin jetën me një barrë financiare prej 3150 USD. Në 2005 kjo barrë ishte 1550 USD, dy herë më e vogël se tani. (Grafiku 2)


borxhi publik ps

Dy herë më shumë borxh kanë shqiptarët, por ky borxh nuk është kthyer në mirëqenie për ta.

Madje, për habi të kujtdo, në vitin 2012 fakt absurd është që ndërkohë që borxhi u rrit me 550 milionë USD, ekonomia u rrit vetëm 485 milionë USD. Pra, rritja ekonomike nuk e tejkalon dot rritjen e borxhit.

A jetojnë shqiptarët dy herë më mirë?

A shkollohen shqiptarët dy herë më mirë?

A mjekohen shqiptarët dy herë më mirë?

Këto pyetje, nuk duan më përgjigje. Të gjithë i dinë përgjigjet. Madje e vërteta pasqyrohet edhe në raportimet dhe statistikat zyrtare. Kaq e keqe është gjendja sa as aty nuk e fshehin dot.

E vetmja gjë që është rritur për ekonominë shqiptare janë shpenzimet e shërbimit të borxhit.

Në 2012, shërbimi i borxhit i kushtoi çdo familjeje shqiptare 60 USD në muaj. (Grafiku 3)

shpenzimet e borxhit ps

Është e qartë që Shqipërisë dhe shqiptarëve u nevojitet një model i ri ekonomik, nevojitet ristrukturimi i plotë i ekonomisë shqiptare. Një model ekonomik i cili të ketë si prioritet më pak borxhe për brezat e ardhshëm, më shumë qëndrueshmëri fiskale.

Qëndrueshmëri ekonomike nëpërmjet rivendosjes të ekuilibrave buxhetorë për të zbutur kështu barrën e detyrimeve mbi brezat e ardhshëm. Veprimi ynë do të shëndoshë financat publike, do të lehtësojë buxhetet familjare, duke i dhënë më në fund frymëmarrje të re ekonomisë shqiptare.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Kreu mashtrim kompjuterik dhe i vodhi mbi një milion euro një personi, arrestohet turku (EMRI)

Tiranë/ Kreu mashtrim kompjuterik dhe i vodhi mbi një milion euro një personi, arrestohet turku (EMRI)