Deklarata e plotë e kreut të “Rrjetit të Bazelit”, Puckett: Të bëhet transparenca, të mësohet se kush janë shkelësit! Ja çfarë dyshojmë

 

Jim Pucket, kreu i BAN, gjatë konferencës, sot në Portin e Durrësit

Report TV dhe Shqiptarja.com po sjellin më poshtë fjalën e plotë të kreut të “Rrjetit të Bazelit”, e njohur edhe si organizata BAN, e cila denoncoi e para anijet me kontejnerët e mbetjeve, që po dërgoheshin gjatë muajit Korrik të këtij viti, nga Porti i Durrësit për në Singapor dhe Tajlandë.

Jim Puckett, kreu i organizatës, dha sot një konferencë për mediat nga porti i Durrësit, duke kërkuar transparencë dhe që të zbulohen shkelësit, teksa theksoi se ishin të bindur se ato janë mbetir të rrezikshme.

Ai nxiti edhe Prokurorinë të vijojë hetimet dhe gjithçka të bëhet në informim të publikut.

Deklarata e Jim Puckett, kreu i rrjetit BAN:

“Ne jemi mbledhur këtu me rastin e mbërritjes së anijes “Moliva”, e cila po mban 102 kontejnerë, me 2102 tonë, të cilën në besojmë se janë mbetje të rrezikshme, që u nisën këtu nga Durrësi deri në Singapor dhe që më në fund po mbërrijnë këtu sot.

Ne presim që anija “Moliva” të ankorohet pasdite. Ishte parashikuar të mbërrinte sot në mëngjes në orën 8 por është nga autoritetet që të mbahet 1 km larg bregut.

Kemi informacion që autoritetet kanë kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje. Ne mendojmë që kjo vonesë është për shkak se ju jeni këtu.

Nuk jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas nga autoritetet. Jemi në dijeni që ka një hetim nga prokuroria për këtë çështje dhe shpresojmë që ekipi i prokurorisë të jetë këtu kur anija të arrijë.

Shpresojmë që kontejnerët të vendosen në mbikëqyrje të rreptë dhe hapja e tyre të bëhet nën vëzhgimin e publikut, që përmbajtja më pas të analizohet.

Ka pasur shumë deklarata kontraverse për këtë dërgesë. Disa thonë që nuk ka mbetje të rrezikshme ndërsa ne themi që jemi 95% të sigurt që janë. Do të pëlqenin ta mësonin të vërtetën përmes një hetimi dhe analizash të qenësishme.

Në çdo rast jemi 100% i sigurt që kjo ngarkesë nuk duhej të ishte eksportuar kurrë në Tajlandë dhe ne kemi shkuar atje dhe kemi parë aty në vend. Ne morëm mostra në fabrikë dhe analizuam dhe kemi gjetur se ka mbetje të konsiderueshme arseniku dhe plumbi.

Nivelet ishin edhe më të larta se ato të gjetura nga OKB në Elbasan, ku është industria e çelikut, nga ku ne mendojmë se kanë origjinën edhe këto mbetje.

Niveli i mbetjeve që ka dalë nga Shqipëria është përtej niveleve të lejuara e ne besojmë që ky eksportim ngarkesash është dëm për bujqësisë dhe mjedisin.

Kur industria ka probleme me mbetjet zgjidhja nuk është eksportimi por duhet zgjidhur këto në shtëpi.

Shpresojmë që kjo anije të japë një mesazh se kthimi i saj në shtëpi është vetëm fillimi dhe jo mbarimi i kësaj historie, sepse ka shumë punë për të bërë për të mësuar se kush janë shkelësit dhe çfarë do të bëhet me këto lloj mbetjesh në Shqipëri në të ardhmen.

Gjëja e parë që duhet bërë është që hapja e kontejnerëve të bëhet publikisht, që nga thyerja e vulave, të merren mostrat dhe ne jemi këtu për t’i thënë Ministrisë së Mjedisit dhe Prokurorisë që është normale që t’i ndani mostrat me organe të pavarura dhe ne jemi këtu për të marrë mostra nga anija. Ata t’i dërgojnë gjithashtu në institucione të pavarura që të bëhet një testim i qenësishëm në laboratorë.

Kur të analizohen mostrat ju do të keni një gjurmim të mbetjeve dhe do të jenë të aftë të përcaktoni saktësisht se kush është gjeneruesi i kësaj mbetjeve. Më vonë sot do të takohem me Ministrinë, ata na kanë ftuar. Shpresojmë që të paktën të kemi 3 organe të pavarura që do të bëjnë analizat.

Është një lajm i mirë që prokuroria ka marrë menjëherë masa. Kontejnerët duhet të ruhen dhe hapja e tyre të bëhet publike. Askush nuk do t’i besojë rezultateve të analizave nëse kjo nuk bëhet në transparencë të plotë”.


Lajmi kryesor:

Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)


A.Q/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës