Deklarata e Ramës, Kocijancic: 
Të ruhen raportet me fqinjët

Deklarata e Ramës, Kocijancic: <br />Të ruhen raportet me fqinjët
Pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se nëse BE mbyll dyert, Shqipëria do të bashkohet me Kosovën ka reaguar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.
 
E pyetur nga gazeta serbe “Blic”, Kocijancic u shpreh se është shumë e rëndësishme ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
 
Sipas saj, vendet që aspirojnë integrimin në BE është shumë e rëndësishme të kenë një fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me vendet e tjera të rajonit.
 
“Sic kemi konfirmuar rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Kocijancic.
 
Çdo formë e ndikimit politik, theksoi ajo, është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

 Rama: Nëse BE mbyll dyert, bashkohemi me Kosovën
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për 'Politico.eu' ka folur për situatën në Ballkan, bashkimin e mundshëm me Kosovën, por edhe integrimin në BE, si rruga e vetme që rajoni të jetë i qetë.Rama ka deklaruar se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

I pyetur nëse aktualisht e ka në tavolinë opsionin e bashkimit me Kosovën, Rama u shpreh se Jo, sepse mënyra e vetme për të mbajtur Ballkanin në paqe dhe bashkëpunim është- që të të jetë shtegu i hapur për BE për të pasur një perspektivë të qartë, për të mbajtur emocionin pozitiv për BE-në.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit

Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit