Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Shqiptar, Edi Rama për bashkimin e vendit tonë me Kosovën.

Daçiç tha se deklarata e Ramës për Shqipërinë e Madhe paraqet kërcënim për rajonin, por edhe për Europën.

“Çfarë do të ndodhte nëse Vuçiç kërkon krijimin e Serbisë dhe Republikës së Serbisë nëse nuk hyjmë në BE? Jam i sigurt se të gjithë do të dëgjonim akuza ndaj Serbisë”, u shpreh ministri Daçiç.

Ndërsa më tej ai kritikoi Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për mosdënimin e deklaratave të Ramës.

Deri kur do të heshtni kur dikush kërcënon Serbinë? Apo heshtja është pjesë e miratimit?”, pyet Daçiç në reagimin e tij.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com