'Më bëri presion për taksën'! Rama i përgjigjet Haradinajt: Genjeu publikisht për të dalë si burrë i mirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha një ditë më parë për televizionin T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të të gjithëve në Berlin për të hequr taksën 100% për mallrat serbe.

Rama thotë se në Samitin e Berlinit askush nuk i ka bërë presion Haradinaj që të heqë taksën teksa zbulon edhe një propozim që i është bërë homologut të tij kosovar.

Ai sqaron më tej se i ka sugjeruar Haradinajt të pranojë propozimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron për pezullimin e përkohshëm të taksës, pra 4 ose 6 muaj,  pasi edhe në rast se nuk nënshkruhet marrëveshja e paqes me Serbinë, do i hapej rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kreu i qeverisë thotë se Haradinaj ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës, por atij askush nuk ia heq të drejtën për të folur për Kosovën.

Reagimi i Plotë

E VERTETA IME ME SHUME DESHMITARE

Si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me teper pa rene dakord paraprakisht dhe lere pastaj t'i shtremberojne, duke genjyer per te dale "burra te mire" para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne pazar. Me vjen sinqerisht keq qe miku im Ramush, nuk e ka mesuar ende kete rregull kaq te thjeshte, megjithese normalisht ky s'eshte as ndonje rregull udheheqesish ne fakt, po nje norme elementare mirekuptimi njerezor. Nuk eshte hera e pare qe e ben, po eshte hera me e gabuar dhe prandaj kete here, s'e kaloj dot ne heshtje si te tjera.

Askush s'i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i'a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!

I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem.

E kam mbeshtetur dhe e mbeshtes edhe sot taksen si nje "klithem" te Kosoves, qe ta degjoje bota dhe si te tille edhe e kam mbrojtur, kudo e me kedo. Po une di qe ajo eshte nje takse qe i eshte vene Serbise, jo nje mur qe i eshte vene Gjermanise, Frances apo SHBA, per t'i ndaluar ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven, ne rrugen e perpjekjes se mundimshme historike drejt njohjes perfundimtare nga gjithe bota. Dhe kur keta aleate te medhenj dhe te pazevendesueshem dot nga askush e askurre (pa te cilet jo Ramushin, po as Kosoven dhe te drejten e saj njeqind vjet te mohuar s'do ta njihte kurrekush ende sot), kerkojne thjesht pezullimin e perkohshem te takses, ne menyre qe te mund ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven drejt njohjes se saj te plote nderkombetarisht, refuzimi eshte i pakonceptueshem per mua.

Shtoj ketu se me ka mbetur gozhde fakti qe miqte e medhenj, hasen ne nje refuzim te pashpjegueshem edhe kur propozuan qe perkunder pezullimit te perkohshem te takses, nese ne fund te muajve te dialogut nuk do te arrihej objektivi final i nenshkrimit te paqes, atehere do t'i hapej perfundimisht rruge liberalizimit te vizave per Kosoven(!).

Gjithesesi, meqe Ramushi u qa publikisht se une i paskesha bere me shume presion se sa Vuçiçi per heqjen e takses, mua s'me mbetet tjeter vecse te ngushellohem me faktin qe pas samitit edhe Vuçiçi, u shpreh publikisht ndaj meje po aq i palumtur sa Ramushi.

S'kam dashur dhe s'dua te hyj asnjehere ne polemika publike me askend ne Kosove, aq me pak me kryeministrin e Kosoves. Uroj qe te mos jem i detyruar ta bej perseri. Ai ka te drejten e tij te flase ne emer te Kosoves, po mua s'ma heq dot askush te drejten te flas per Kosoven.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardanski: 02/05/2019 17:56

    o Dardan ti qeke kokra jevgut se vetem ato i urrejne malsoret dhe shyqyr qe ska ngel Kosova ne duart e pislliqeve qe i quani politikane ju kokeboshat qe hani fara luledielli akoma se do e kish mare lumi me kohe.Shifeni sa bukur jua kane qendisur Shqiperine pastaj meruni me Kosoven.Tirana ti the dy shqiptare po atje ka qene vetem nje Ramush Hajredinaj keto te tjeret jane si Dardan wanabe albanian.Pastaj me sa mend komentoni per Kosoven kur jeni nder vendet me te varfera dhe me te korruptuara ne glob?E vetmja zgjidhje eshte berja bllok kunder cdo serbi greku e bullgari pas njerzve si Ramush Hajredinaj e kunderta eshte mere me long se mishi mbaroi.

    Përgjigju
  • Tirana: 02/05/2019 17:11

    Dy shqiptare nuk bin nje fjal ka than dikur.edhe sote e njeta gja

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 02/05/2019 14:03

    RRamush Haradinaj nuk eshte diplomat por i ardhe nga mali nga lufta. Nese do ishte diplomat Kosova do ishte ne nje pozite me te mire, por eshte i paafte. Tani shpik edhe rrena. Vazhdo se keshtu do rinni mbrapa edhe nja 20 vjet.

    Përgjigju
  • Serbi: 02/05/2019 11:50

    Kush esht ai moderatori serbo-egjiptian qe i fshin postimet kur shkruhet e verteta ktu?Gjithmone kosoven e ka tradhtuar tirana zyrtare dhe kjo nuk eshte hera e pare.Ramushi eshte i vetmi shqiptar qe mori pjese ne bisedimet e Berlinit keta te tjeret jane miladine popovica qe ne lindje.

    Përgjigju
    • Dardan: 02/05/2019 15:44

      Ti serbi duket qe je shpellar shqipfoles. Jeta ne shpelle eshte e bukur apo jo???

  • Goni: 02/05/2019 10:56

    Ah sikur ta kishim dhe ne nje Rambo qe sja ben syri tert...e jo si keta lepurushat tane sahanlepirsa

    Përgjigju
  • Tirana: 02/05/2019 08:54

    Ramushi nuk eshte as per diplomat as per udheqes shteti! Sillet si kapobande! Ka qelbur te gjitha bisedimet! Nuk degjon ambasadoret as ameriken as europen qe ne fund te fundit ishin ata qe e bene europen se me Serbin Ramushi nuk fitonte dote kurre!!!Rama ka te drejte, Edhe me teper mund te nderhynte!

    Përgjigju
  • Koli: 02/05/2019 07:59

    E turpshme. Shpresojme qe kjo te jete nje loje per te treguar mosperputhje mendimesh ne syte e EU dhe Serbo-Ruseve.

    Përgjigju
  • Lkkg: 02/05/2019 07:17

    E trishte si mundet Kosova te drejtohet nga nje cope mishi si ramushi.

    Përgjigju
  • Oooo....: 02/05/2019 00:13

    U pika drejtuesve shqiptare qe nuk u bene kurre nje mendje e qe shajne njeri-tjetrin e percahen historikisht perhere!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë