Pjesa e fundit/Ekskluzive-Intervista e plotë, Zylfije Haklaj: Nëse Saliu bëhet burrë le të më dalë përballë

Pas intervistës që motra e 4 vëllezërve Haklaj, Zylfije Haklaj dha për gazetën “Shqiptarja.com” dhe jehonës mediatike që ky rrëfim shkaktoi, Zylfije ka kontaktuar me gazetën për të sqaruar akuzat në drejtim të saj.

Në pjesën e parë të intervistës, Zylfije Haklaj tregoi nisjen e konfliktit me Berishën dhe hasmërinë me fisin Hoxha. Si një dëshmitare e rëndësishme e ngjarjeve që përgjakën Tropojën, Zylfije Haklaj tregoi versionin e të vëllait, Fatmir Haklaj për vrasjen e Azem Hajdarit. Zylfija foli edhe për rolin e Izet dhe Ismet Haxhisë në vrasjen e Azemit, por edhe për marrëdhëniet që Haklajt kishin me Hajdarin pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt.

Sot, Zylfija flet për herë të parë për akuzat ndaj saj, për ngjarjen e vitit 2002, ku ajo mori pseudonimin “Shota e Haklajve”. Zylfije Haklaj, është dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje në mes të Bajram Currit në 2 prill të vitit 2002. Ajo akuzohet si ekzekutorja e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit.

Në këtë prononcim, Zylfije Haklaj thotë se është ish-presidenti dhe kryeministri Sali Berisha, personi që fshihet pas këtyre akuzave.

Zylfie Haklaj i bën thirrje Sali Berishës që të vërtetojë akuzat ndaj saj e familjes Haklaj para gjykatës. “I bëj thirrje që ai të bëhet burrë për hir të Kombit dhe të paraqitet përpara drejtësisë dhe në qoftë se ai e ndërmerr këtë le ta hedhë këtë hap për hir te Kombit. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe unë pavarësisht se çfarë ai ka thënë për familjen time dhe për mua personalisht janë shpifje dhe trillime nga fillimi deri në fund”, deklaron Zylfie Haklaj.

Më tej ajo ka dhënë edhe versionin e saj mbi kërkesat për ekstradim që i janë bërë shtetit suedez, ku Zylfia ka përfituar azil politik, nga shteti shqiptar. Sipas saj pas kërkesës së parë në vitin 2008, në të dytën në vitin 2011 Zylfies i është kërkuar nga shteti suedez që të zgjedhë se në çfarë vendi kërkon të bëhet gjyqi ndaj saj për akuzat nga drejtësia shqiptare në Suedi apo në Shqipëri. “Unë ju thashë në Suedi”, shprehet Zylfie Haklaj e cila ishte deklaruar e gatshme të përballej me drejtësinë për akuzat e rënda ndaj saj. Por shteti shqiptar nuk ka dërguar as atëherë edhe as më vonë materialin e duhur që të zhvillohej gjykimi në Suedi.


Dokumenti ditën që Zylfija mbërriti në Suedi dhe u paraqit te autoritetet e emigracionit

Po kështu Zylfie Haklaj hedh dritë edhe mbi një foto që u botua para disa vitesh në vendin tonë nga gazeta “Rilindja Demokratike”, ku thuhej se ajo ishte maskuar si mashkull në Suedi. Zylfie Haklaj sqaron të vëtetën duke publikuar në “Shqiptarja.com” dokumentin original të formularit të zyrës së emigracionit në Suedi me fotografinë e saj në ditën që ka mbërritur në shtetin nordik. Në foto duket qartë Zylfija me pamjen e saj normale dhe jo e maskuar si mashkull.


Fotot të publikuara nga gazeta RD ku është thënë se Zylfije Haklaj fshihej si burrë në Suedi

Intervista e plotë:

Sali Berisha ju ka akuzuar si e përfshirë në një vrasje të dyfishtë gjë për të cilën keni marrë edhe një dënim në mungesë. A jeni e gatshme të përballeni me Sali Berishën për të gjitha këto akuza?

Po. Vetëm në qoftë se ai bëhet burrë dhe paraqitet në organet e drejtësisë atëherë dhe unë do të prononcohem me të gjitha argumentet e mija për shpifjet e tija ballë për ballë me të në gjykatë. I bëj thirrje që ai të bëhet burrë për hir të Kombit dhe të paraqitet përpara drejtësisë dhe në qoftë se ai e ndërmerr këtë le ta hedhë këtë hap për hir te Kombit. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe unë pavarësisht se çfarë ai ka thënë për familjen time dhe për mua personalisht janë shpifje dhe trillime nga fillimi deri në fund.

Ka patur dy tentativa nga shteti shqiptar për t’ju ekstraduar por ato janë refuzuar nga shteti suedez. Çfarë mund të na thoni për këtë?

Në vitin 2011 ai i ka kërkuar shtetit Suedez që të më kthejë mua mbasi kishte bërë një përpjekje të tille edhe në vitin 2008. Gjoja se do ta dërgonte çështjen në Gjykatën e Lartë. Shteti suedez m’u drejtua mua duke më pyetur se ku dëshiroja të zhvillohej gjyqi. Në Shqipëri apo Suedi. Unë ju thashë në Suedi. Por Sali Berisha dhe njerëzit e tij në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë, nuk pranuan të dërgojnë materialin për gjykim në Suedi. Në të tilla kushte shteti suedez më ktheu mua përgjigje ku më thoshte se unë kurrë nuk do të kem më probleme për këtë punë meqenëse ata nuk pranuan një gjykim në Suedi.

Meqenëse përmendët këtë ngjarje në Sudi. Nëse do ti referohemi shtypit të kohës është shkruar se ju në Suedi jeni fshehur duke përdorur disa emra madje kishit ndryshuar paraqitje. Çfarë ndodhi realisht kur shkuat në Suedi?

Unë nuk jam prononcuar dhe nuk do të prononcohem për shpifjet e paskrupullta të Saliut që ka bërë ndaj meje derisa drejtësia shqiptare të jetë e pavarur nga politika dhe influence e tij. Për sa i përket pyetjes tuaj. Po i përgjigjem përmes një shembulli se deri ku shkojnë intrigat e Sali Berishës ndaj meje dhe familjes time. Ata kanë manipuluar foton time kur unë jam paraqitur në Suedi. Gazeta e Partisë Demokratike më ka paraqitur mua përmes një fotoje sikur të isha një djalë i ri me flokë të prera. Po ju vë në dispozicion dokumentin e paraqitjes time në Suedi pranë autoriteteve të emigracionit, ku gjendet edhe fotoja reale realizuar nga oficerët e emigracionit të cilët më pas e kanë vendosur këtë foto në dokumentin e emigracionit. Por gazeta e Partisë Demokratike shkruante se unë fshihesha e maskuar si burrë me emra të ndryshëm, ndërkohë në të vërtetë unë jam paraqitur vetë në shtetin suedez me emrin tim të vërtetë dhe me pamjen time të gjithhershme. Do të dëshiroja që përmes kësaj interviste tu bëj thirrje gazetarëve që të mos bien preh e politikës dhe e politikanëve duke realizuar dëshirat dhe orekset personale të tyre, por të punojnë profesionalisht dhe të mos e mashtrojnë publikun duke kryer akte penale.


Zylfie Haklaj

Shënim: Në numrin e te djeles te Shqiptarja.com ne print do ribotohet e plotë e gjithë intervista e Zylfie Haklajt

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdari: 23/03/2019 10:52

    A mos flisni ashtu per sali berishen. Ai esht pishtar i demokracise dmth ju djeg te gjitheve me zjarr. Ndryshiimi midis tij dhe enverit eshte se enveri bente per armiqte gjygje ky i zhduk armiqte pa gjygj, pra ben vetegjygjesi. Dhe kete ai e quan demokraci. Pika qe si bie ketij krimineli.

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave: 21/07/2018 22:52

    Ti nuk je as Shota as Margarita ti je veq se nje pinjolle e shtepis se kriminelave dhe hajdutave qe moren ne qafe Tropjen dhe shqiprin..ata qe vrane Azemin nuk kan goje te flasin kurre se futen shqiprin ne lufte dhe na kthyen mbrapa 20 vjte dhe zoti ju ka mohuar. Nuk u vriste Azemi nga patriotet e vete se donin me shite armet Kosovarve me ero..kurse Azemi jua çonte me makina pa nje çindarke..doka kjo kriminelja mu taku dhe me Dr.Berishen ti e ke vendin e takimit te burgu 313

    Përgjigju
  • Cevo me bicak: 20/07/2018 16:25

    Del moj cuce del poBerisha i ka mbushur breket me m××××t qe tani.

    Përgjigju
  • Sali: 20/07/2018 13:53

    O sali berisha more fund ti bashk me intrigat e tua, po mbyllet kapitulli i plerave mbas kohes se diktatures!!! Tani presim shtetin ne qoft se kshu mund ta quajm tashme, qe te na tregoj drejtesin ne qoft se po e vedosin ne zbatim!!!! O pler ke marr ne qaf gjith shqiptaret me luften tende civile qe pate krijuar, tani esht koha qe ti paguash te gjitha

    Përgjigju
  • Karadakliu: 20/07/2018 09:09

    Berisha eshte gjini mahkullore,por nuk eshte burre ne kuptimin semantik tradicional,Ky eshte nje gjakperzier as mish e as peshk,ishte dhe eshte ne sherbim te UDB serbe, Ne marreveshje me Miloshin u be "bemiresi" i serbise, dha derivate ushtrise e policise vrastare serbe (1998-99), kur duhej t'i ndiqte shqiptaret nga Kosova.Ky eshte "lideri historik" qe ndihmoje fanitjen e hapesirave shqiptare nga dhuna mesjetare ortodokse serbe.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 20/07/2018 08:57

    Njeriu më i urryer i të gjith historis Shqiptare është salhe kryekrimineli ky njeri ësht intelektual nuk mund tja mohosh por mos haroni se vjen nga familje analfabetësh e familje idjote . Prandaj ky kriminel që i ka duart me gjak ësht dhe idjot se e ka në gen . Zatem një njeri që thot s'njof kunatin a e kuptoni se çfar idjoti është kto jan fakte të pa diskutushme .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar