Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Vjosa Osmani me Antonio Costan dhe Ursula Von der Leyen

BRUKSEL - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një deklaratë me shkrim përmes së cilës shprehet se përshtatet me Deklaratën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, por me rezerva. Këtë mësojnë mediat në Kosovë, nga burimet diplomatike të BE-së.

Në letrën e Osmanit, Kosova “shpreh zhgënjimin e saj pse Deklarata nuk dënon aktin e agresionit dhe terrorizmit ndaj Kosovës, të kryer më 24 shtator 2023 nga grupi paramilitar dhe terrorist, me mbështetje logjistike dhe politike nga Serbia”.

Kosova po ashtu shpreh rezerva edhe për përmendjen e të dyja palëve në Deklaratë kur është në pyetje gatishmëria e tyre për implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Kosova argumenton se nuk mund të përmenden në këtë kontekst “të dyja palët“ pasi Serbia e ka refuzuar atë edhe publikisht edhe përmes letrave dërguar BE-së dhe vendeve anëtare.

Në fund të letrës po ashtu tërhiqet vërejtja se Kosova i ka ndërmarrë hapat e duhur për uljen e tensioneve në veri dhe përkundër kësaj nuk janë hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës, e në anën tjetër nuk janë ndërmarrë masa ndaj Serbisë për aktet e përsëritura të agresionit.

Deklarata nga ky Samit është përpiluar nga BE-ja dhe është pritur që të përshtaten ne të edhe liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor./ Koha.net

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)