Deklarata e zyrtarëve në Britani: Nuk e dimë se ku ndodhen 6 mijë azilkërkuesit e ardhur vitin e fundit

Deklarata e zyrtarëve në Britani: Nuk e dimë se ku ndodhen 6 mijë azilkërkuesit e ardhur vitin e fundit

Emigrantët në Britani

Të paktën 6 mijë azilkërkues të ardhur ilegalisht në Britani janë zhdukur nga “radari” i autoriteteve, duke shkaktuar më shumë zemërim publik për çështjen delikate të emigracionit të pandalur në vend.

Në një komunikim të fundit u zbulua se ministria e brendshme thoshte se “emigrantët janë gjithsesi në Britani dhe po punojmë për të rivendosur shpejt kontakt me ta”.

Zhvillimi vjen pas kritikave se qeveria konservatore po fsheh të dhënat për përballimin e numrit të madh të emigrantëve, teksa monitoruesit thonë se kjo po ndikon te besimi i publikut.

Ministria e brendshme konfirmonte shifrat e komisionit parlamentar teksa opozita laburistë e quante zhvillimin “kaos e keqmenaxhim shokues”, raporton Daily Mail.

Në një letër për kryetaren e komisionit, zyrtarët e emigracionit Michael Tomlison e Tom Pursglove thonin se ishte e gabuar që të thuhej se emigrantët ilegalë ishin zhdukur në Britani, por konfirmonin se 5,598 azilkërkues mbeteshin në vend duke lëvizur të lirë, prandaj “po merren masa për të rivendosur kontaktet me ta”.

“Këto deklarata shokuese tregojnë se qeveria ka humbur rreth 6,000 azilkërkues dhe nuk e di se ku ndodhen. Fakti që mijëra njerëz lejohen të zhduken në ekonominë ilegale ose shfrytëzohen nga grupet kriminale tregon për kaosin dhe keqmenaxhimin e konservatorëve”, deklaroi laburistja opozitare, Yvette Cooper.

Zhvillimi vjen teksa numri i refugjatëve që fitojnë statusin e azilantit ka ardhur në një rritje të frikshme që prej nisjes së regjistrimeve 40 vite më parë.

Shifrat tregojnë se 38,761 refugjatë kanë fituar statusin e azilantit sivjet në Britani, që është më shumë se kulmi i krizës në fillim të viteve 2000.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës