Deklarata për armët, Shërbimi
Sekret merr në "pyetje" Trump

Deklarata për armët, Shërbimi<br />Sekret merr në
Deklaratat e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, lidhur me atë pjesë të popullsisë që mban armë, të cilët sipas tij s'duhet të lejojnë që Hillary Clinton të zgjidhet Presidente, kanë alarmuar shërbimin sekret amerikan.
 
CNN bën të ditur se zyrtarë të shërbimeve sekrete kanë biseduar me Donald Trump për komentet që ai bëri për amendamentin e dytë.
 
CNN shkruan se agjencia që mbron presidentin dhe kandidatët për president ka zhvilluar disa biseda me përfaqësues të fushatës së Trump.
 
Gjatë një mitingu elektoral, Trump tha se Hillary Clinton kërkon të anulojë amendamentin e dytë dhe për këtë arsye, njerëzit që duan armët duhet të bëjnë diçka. Fjalët e tij lanë hapësirë për shumë interpretim dhe mjaft njerëz reaguan me zemërim duke menduar se ai nxiti mbështetësit e tij që të vrasin Hillary Clinton.

Ndërkohë, për CNN, shërbimi sekret konfirmoi se nga fushata e Trump mori garanci se fjalët e tij kishin si qëllim të nxisnin njerëzit të votonin dhe jo për dhunë.
 
Nuk është aspak e këtij mendimi ish-Zonja e Parë, Hillary Clinton e cila tha se deklarata e Trump ishte nxitje e pastër për dhunë kur Trump i kërkoi aktivistëve për armët që të mos e lejonin të fitonte. Gjatë një mitingu, Clinton tha se fjalët mund të kenë pasoja shumë të mëdha. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)