Deklarata e Ramës, reagon Bardhi: Shantazhi i Veliajt ndaj Edi Ramës funksionoi! E mbështeti më shumë se sa Olsin

Deklarata e Ramës, reagon Bardhi: Shantazhi i Veliajt ndaj Edi Ramës funksionoi! E mbështeti më shumë se sa Olsin

1712080742_gazmentbardhi.png

Gazment Bardhi 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me shkrimin e kryeministrit Edi Rama, të postuar më rrjetin social “X”, ku shpreh dakordësinë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj pas deklaratës që bëri ky i fundit për arrestimet e urdhëruara nga SPAK për disa zyrtarë në Bashkinë Tiranë.

Bardhi shprehet se Rama mbështeti Veliajn sepse e di që kryebashkaku i ka në dorë fatin e pushtetit.

“Shantazhi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës funksionoi! Nuk janë thjesht dy hallexjinj të drejtësisë, por edhe dy bashkëpunëtorë të afërt, ku fati i njërit përcakton fatin e tjetrit. Prandaj sot Edi Rama mbështeti Erion Veliajn edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse e di që Erion Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit.

Pasi Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erion Veliajn, Edi Rama zgjodhi edhe kësaj here të sulmojë opozitën. Asnjë fjalë për thelbin e çështjes, asnjë sqarim sesi vjedhja e të paktën 22 milion eurove nga buxheti i Bashkisë Tiranë i shpëtojë syrit të patronazhistëve të tij, që dinë gjithçka për çdo qytetarë, por nuk dinë që Shtabi Elektoral i Erjon Veliajt me nje skemë të pastër mashtrimi kanë vjedhur të paktën 22 milion euro.

Çdo Kryeministër i pashantazhueshëm do kishte mbështetur Gjykatën Antikorrupsion që kërkon të hetohet Erion Veliaj, dhe kurrësesi këtë të fundit. Por ky nuk mund të jetë Edi Rama, që në të njëjtën mënyrë si Erion Veliaj, nuk dinë as çfarë bën i vllai, as çfarë bën zëvendësi i tij në Qeveri, as çfarë bëjnë ministrat e tij të korruptuar. Prandaj janë të dy njëlloj hallexhinjë të drejtësisë”,- shprehet Bardhi.


Lajmi kryesor:

Bardhi nga Berati: Veliaj doli sot me mesazhe kërcënuese ndaj Ramës dhe Drejtësisë! Basha: Po i bëjnë presion SPAK-ut


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja