TIRANË- “Rama-Meta përsëri vazhdojnë bllokimin, për ta nuk ekzistojnë standardet europiane”, shkruan Sali Berisha referuar takimit në Strasburg ku sot u miratua pjesërisht deklarata Shqipëri-BE.
Sipas ish-kryeministrit përgjegjës për këtë janë kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta që “urdhëruan deputetët socialistë të bllokojnë në takimin e Strasburgut miratimin e deklaratës së përbashkët të delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian dhe refuzuan të gjitha amendamentet e paraqitura nga opozita”, shkruan Berisha në Facebook.
Sipas Berishës, temat ku nuk u ra dakord mes mazhorancës dhe opozitës për të formuluar një deklaratë të përbashkët kanë qenë:
- të kërkohej hetim i plotë për vjedhjen e votave në Korçë, si formë e korrupsionit politik
- të zbatohej vendimi i Gjykatës Kushtetuese për aktin normativ antikushtetues të qeverisë për nëpunësin civil
- të zbatohet vendimi i Gjykatës për rikthimin në vendin e punës të drejtorit të Institutit të Statistikave dhe anëtarëve të Këshillit të Statistikave
- të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kompetencat e INUK dhe te mos iu prishen banesat qytetareve në kundërshtim me ligjet
- të shprehej keqardhja për shkarkimin e paligjshëm të kryetares së ILDKP dhe përpjekjet për shkarkimin e kryetares së AMA-s
- të thellohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit
Sipas ish-kreut të PD-së gjitha këto amendamente kanë qenë në përputhje me kriteret e Kopenhagenit.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com