Kolumbia i ka dhënë fund rrugëtimit në këtë Botëror pasi humbi ndaj Anglisë. Humbja e kolumbianëve nuk ka mërzitur vetëm tifozët e thjeshtë por edhe legjendën e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona. Ai ka sulmuar arbitrin amerikan, Geiger, dhe e ka quajtur atë hajdut pasi sipas Maradonës penalltia e akorduar ndaj Anglisë nuk ishte e saktë. Diego shprehet se Kane shkaktoi faull dhe arbitri nuk e pa VAR-in.

Kolumbia është vjedhur. Arbitri Geiger, i cili është amerikan, mund të njohë rregullat e bejsbollit, por jo ato të futbollit. Ai është hajdut, sepse faullin e ka bërë Kejn, ndërsa ai i dha penallti kundër Kolumbisë, që humbi pa pasur asnjë faj. Pse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR-it? Duhet t’i kërkojë ndjesë popullit kolumbian. Arbitrat i zgjedh Kolina, i emëruar nga Infantino, i cili duhej ta pastronte FIFA-n nga korrupsioni dhe hajdutët, por në këtë ndeshje pamë të kundërtën. FIFA është ende ajo e vjetra, që trukon ndeshjet.

Diego Armando Maradona