Mendimi ndryshe në PD po sulmohet gjithnjë e më tepër, pavarësisht se kemi të bëjmë me një opozitë në tkurrje të vazhdueshme në elektorat.
Deklaratat e fundit të Majlinda Bregut, kritikat e saj në adresë të Lulzim Bashës, nuk janë pritur mirë në korridoret e PD, aq sa ndaj saj duket se kanë nisur edhe sulmet e koordinuara.
Një prej tyre është deputetja e Qarkut të Lezhës, Albina Deda, e cila në një status në Facebook ka ironizuar deklarata e fundit të Bregut.
“Menja madhe e zeza te zot” Sa gra e vajza ka vendi që do të përfaqësonin me dinjitet, por dhe do të ishin qëndrestare të kauzave të PD….dhe halleve të qytetarëve”, shkruan Deda.
Edhe nga komentet e ndjekësve të saj në Facebook, kuptohet se bëhet fjalë për një sulm të koordinuar ndaj Bregut, pasi emri i saj shkruhet e "zeza mbi të bardhë".

(Postimi në FB i Albina Dedës)

(Komentet kundër Bregut në Facebook-un e Dedës)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com