Deklaratat e Chollet për dialogun, Gërvalla: Kosova nuk do të kërkojë rrugica për të zbatuar një asociacion që shkel Kushtetutën

Deklaratat e Chollet për dialogun, Gërvalla: Kosova nuk do të kërkojë rrugica për të zbatuar një asociacion që shkel Kushtetutën

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla,  është shprehur se Kosova nuk do të kërkojë rrugica për të zbatuar një asociacion, që shkel Kushtetutën e vendit".

“Cila do të jetë rrjedha e bisedave në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale, cilat do të jenë konsesionet që edhe Serbia do të jetë e gatshme të bëjë në raport me të drejtat e minoriteteve në Serbi, e shumë e shumë tema të tjera, mbetet të diskutohen në kuadër të dialogut”, ka thënë Gërvalla në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, kur është pyetur për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 “Por, Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, por për të cilin palët janë marrë vesh që të zbatohet vetëm pasi të ketë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nuk mund të zbatohet sepse e shkel kushtetutën dhe një Qeveri, një gjë që nuk do të duhej të bënte kurrë, është që të merrte vendime të cilat shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit”, ka shtuar Gërvalla.

Kjo deklaratë vjen fill pasi javën e kaluar, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është shprehur se Kosova duhet të përmbushë të gjitha detyrimet në kuadër të dialogut me Serbinë. I dërguari përfshiu edhe fomimin e Asosacionit e komunave me shumicsë serbe. Ai shtoi se pret nga qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë të rrumbullakët.

Madje, SHBA ka paralajmëruar se do të kërkojë “partnerë alternativë” për formimin e Asociacionit, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e gjen një mënyrë për ta themeluar atë.

Gërvalla ka thënë se Kosova është e përgatitur për finalizim të procesit të dialogut dhe se dialogu duhet të nisë këtë vit me intensitet dhe jo me takime në gjashtë muaj. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në zgjidhjen me anë të një kompromisi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • epo kjo pune: 16/01/2023 14:24

    reciprocitet me luginen, mosshkelje kushtetutes se po ajo kushtetute ndalon bashkimin shqiptar ose nese shkelet atehere te behet bashkimi meqe u shkelka kushtetuta per serbolet pse Jo per veten, ose ndajeni kosoven ne kater rajone veri jug lindje perendim e prishtina me vete me kompetenca bashkish e serbolet ta mbajne ne goje

    Përgjigju
  • dauti: 16/01/2023 13:05

    Kjo Grevalla eshte nje germadhe e ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje