Deklaratat e Doshit, Rama: Le të 
presim me durim hetimin e plotë 

Deklaratat e Doshit, Rama: Le të <br />presim me durim hetimin e plotë 
TIRANE - Një ditë pas deklaratave të deputetit Tom Doshi, që sipas tij atë dhe deputetin e PD-së Mhill Fufi donin ta vrisnin ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Në një status në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shqiptare shkruan se njerëzit që duan të vërtetën mund ta marrin vetëm pas një hetimi të plotë të organeve të drejtësisë.  

Rama e ka cilësuar këtë ngjarje si tenenovelë të shëmtuar për të sulmuar qeverinë. Duke i cilësuar akuzat e PD-së si shpifje, Rama shkruan se duhet të presim me durim hetimin e plotë të akuzës bombastike.

Statusi i kryeministrit Edi Rama
Mediat duan sa me shume akuza per te jetuar. PD sa me shume shpifje per te mbijetuar. Ndersa njerezit e ndershem te ketij vendi te mbajtur kaq vjet peng ne gjithe llumin e akuzave dhe shpifjeve te kthyera rendom ne telenovela, duan vetem te verteten. Dhe te verteten qe ata duan sot, mund ta thote vetem nje hetim i plote i organeve te drejtesise.Jam i bindur se telenovela e shemtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke per te sulmuar qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri - tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta. Le te presim me durim hetimin e plote te akuzes bombastike. E cila eshte padyshim e shpifur sa s'ka, por edhe shume e mireseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejes per çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjeter se politikanet jane te gjithe njesoj. Njesoj ne fakt jane vetem ata qe nuk dine ku eshte kufiri mes politikes dhe krimit.
‪‎Vajmedet. PD ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bejne! Çfare tufe...!

 
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron