Deklaratat e Hoxhajt, Rama: Janë
emocionale, s'i marr fare shënim

Deklaratat e Hoxhajt, Rama: Janë<br />emocionale, s'i marr fare shënim
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur për herë të parë kritikave në adresë të tij nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, lidhur me vizitën në Beograd.
 
Gjatë një interviste, kreu i qeverisë i cilësoi reagime emocionale ato të Hoxhajt, ndërsa sqaroi se nuk ka marrë përsipër të bëjë detyrën e udhëheqësit të Kosovës.
 
"S'kemi asnjë problem me qeverinë e Kosovës. As nuk i marr fare shënim deklaratat momentale që janë shprehje emocionale dhe me thënë të drejtën, mungesë thellimi në përmbajtjen e një çështje të caktuar. S'kam asnjë arsye të them se jam Kryeministri i Kosovës, apo Presidenti i Kosovës, janë në një korsi që divergon sado pak nga korsia jonë. Jemi plotësisht të njehsuar, por secili në detyrën e vete. S'marr përsipër të bëj detyrën e udhëheqësit të Kosovës, por kam për detyrë të bëj udhëheqjen e Shqipërisë", u shpreh Kryeministri, duke shtuar se, "unë nuk flas në emrin e Kosovës unë flas për Kosovën".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave