Deklaratat e Kamenos,Kodheli:
Kanë ikur kohët e satrapëve

Deklaratat e Kamenos,Kodheli:<br />Kanë ikur kohët e satrapëve
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar pas kërcënimeve të homologut të saj grek, Panos Kamenos, i cili një ditë më parë u shfaq i veshur me rroba ushtarake pranë kufirit dhe bëri deklarata me sens të qartë nacionalist dhe urrejtje.

Kodheli thotë se është e pakuptimtë që ministri i një vendi anëtar i NATO-s, përpiqet të rikthejë fantazmat e së shkuarës. Sipas Kodhelit

"NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve. Give peace a chance", thotë në reagimin e saj, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. 

Një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos pasi provokoi me ngritjen e flamurit me ushtarët dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, në një aktivitet në kufi me Shqipërinë lëshoi, edhe disa deklarata të forta si kundërpërgjigje ndaj Edi Ramës për Çamërinë.
 
“Deklaratat e fundit nga Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla. Ne nuk do të pranojë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Kamenos.
 
Deklaratat e Kamenos sollën edhe reagimin e PDIU-së, të cilët i kërkuan qeverisë të mbajë qëndrim të fortë ndaj deklaratave kërcënuese edhe provokative të ministrit grek. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai