Kryepolici Skënder Hita thotë për Report Tv se deputetja Marjana Koçeku nuk ka bërë asnjë kallëzim në polici, i pyetur pas mesazhit të saj në rrjetet sociale kundrejt grupit kriminal të Bajrave.
“Policia është në mbrojtje të jetës të cdo personi. Është detyrim ligjor të mbrojmë jetën dhe pronën e qytetarëve. Në bazë të kërcënimit dhe rrezikut, do bëhet edhe vlerësimi i mbrojtjes. Por denoncim konkret nuk ka në polici”, tha Hita në një deklaratë për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Iku nga PS, kërcënohet Koçeku? Mesazh Bajrave: Po më prekët familjen, ju shkatërroj! Avokati i familjes Bajri: S’ke prova! Policia: Nuk ka kallëzim










