Deklaratat e Lu, Balla: Ditët në
vijim policia do godasë fort krimin

Deklaratat e Lu, Balla: Ditët në<br />vijim policia do godasë fort krimin
Për herë të parë mazhoranca ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikanë Donald Lu se në Shqipëri ushtrojnë aktivitet kriminal 20 familje. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla u pyet nga Report TV për këtë çështje dhe paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje të fuqishme nga policia kundër krimit. 

S'dua të flas përpara autoriteteve ligjzbatuese por dua të them qartë se qeveria jonë ka një plan të mirëkoordinuar me të gjithë institucionet dhe në cdo rast që do duhet mbështetja e kuvendit për të goditur shtetin në krimin e organizuar, ajo do të jetë e sigurtë. Do adresohet çdo shqetësim jo vetëm I ambasadorit por edhe I cdo shtetasi për forcimin e ligjit. Ditët në vijim do të jeni dëshmitarë të goditjes që policia do t'i bëjë krimit", u shpreh Balla. 

Këto deklarata Balla i bëri gjatë një konference për shtyp ku prezantoi futjen në rend dite të parlamentit miratimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve që kufizon ligjvënësit të kenë favore. Ky Kod qëndron në parlament në pritje që prej 3 marsit të vitit 2014, dhe është zvarritur pavarësisht përpjekjeve dhe thirrjeve të OSBE-së për ta miratuar atë.

"Kodi do përfshijë kufizime për aktivitete të cilat deputeti nuk duhet t'i ushtrojë gjatë mandatit të deputetit, si ato private. Të jemi në shërbim të një politike më korrekte. Kodi është hartuar me ekspertizë ndërkombëtare", tha Balla. 

Duke iu referuar ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore nesër në seancën e Kuvendit, Balla tha se mazhoranca i qëndron paktit të 18 majit mes Ramës dhe Bashës. “Komisioni do ketë numër të barabartë anëtaresh nga mazhoranca dhe opozita”- tha Balla.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje