Deklaratat e ministrit të Mbrojtjes
së Greqisë, Idrizi: S’ia vlen të merresh

Deklaratat e ministrit të Mbrojtjes<br />së Greqisë, Idrizi: S’ia vlen të merresh
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi është shprehur se deklaratat e ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, i cili u shfaq i veshur si gjeneral lufte në kufi, janë qesharake dhe se nuk ia vlen aspak të merresh to.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Idrizi shkruan se gjatë deklaratës së Kamenos, i cili sipas tij bënte bëhet thirrje për luftë, i erdhën ndërmend të rënët e gjenocidit të Çamërisë, një pjesë e të cilëve prehen në Kllogjer, vetëm një kilometër brenda kufirit zyrtar të Shqipërisë.

“Është e çuditshme se teksa një kilometër brenda Greqisë bëhet thirrje për luftë, një kilometër brenda Shqipërisë ka vetëm një kërkesë që të rënët tanë të prehen në paqe”, shkruan Idrizi.

Idrizi shkruan gjithashtu se ligji i luftës së ekziston mes Greqisë dhe Shqipërisë është një ligj absurd e ndërsa sjell në vëmendje dhe një video të bërë në 29 qershorin e këtij viti në përkujtim të të rënëve.

“Fëmijë gra, pleq, u vranë, u torturuan, u përzunë, vetëm se kishin një faj; ishin shqiptarë”, mbyll deklaratën kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Redaksia Online
(B.K.Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai