Deklaratat e presidentit, Rama: 25 prilli është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Metës! Luli thjesht ha përshesh

Deklaratat e presidentit, Rama: 25 prilli është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Metës! Luli thjesht ha përshesh

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Konferencën e presidentit Ilir Meta ku justifikonte sjelljen e tij në zyrat e FRD-së, kryeministri Edi Rama e ka quajtur si një tregues i thjeshtë që në 25 prill qytetarët do duhet të zgjedhin mes tij dhe drejtësisë.  Rama nuk i ka ndalur akuzat për kundërshtarët e tij politik duke thënë se votat për LSI dhe PD, do të shkojnë për Metën dhe Berishën që janë kundër Reformës në Drejtësi. Ashtu si kurse në çdo dalje të tij, Rama e ka distancuar kryedemokratin Lulzim Basha, sipas së cilit “thjesht ha përshesh”.

“Sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh”, shkruan Rama.

Presidenti Ilir Meta akuzoi ditën e sotme qeverinë dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për cenim të pluralizmit, gjë që sipas tij shkaktoi edhe atë reagim të tij në selinë e FRD-së. Me tone të ashpra e kërcënuese, Meta tha se nëse preket vota një popull i tërë do të bëhet problematik e do i dalë për zot vendit.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 15/03/2021 16:58

    Me 25 prill Habib Burgiba iken per lesh Kurse Luli han pershesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja