U përlesh me policinë te selia e FRD-së, Ilir Meta: S'jam për 'top model' apo aktor, do mbroj pluralizmin! Çdo shqiptar t'i thërrasë mendjes (VIDEO)

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta doli për të sqaruar ngjarjen e paprecedentë të së premtes së kaluar, kur u përlesh me policët në zyrat e Frymës se Re Demokratike.

Meta sqaroi se ai reagoi në atë mënyrë sepse policia bashkiake kishte mbyllur dyert dhe përveç tij nuk lanë të futej brenda stafin e tij. Për Presidentin gjithçka ndodhi atë ditë është tregues i sjelljes së paligjshme të mazhorancës, e cila po tenton të manipulojë zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti thotë se ka një plan për t'i mbrojtur zgjedhjet nga Rama. Sipas tij Rama do të bëjë gjithçka për të prishur 25 prillin dhe ka një thirrje për të gjithë shqiptarët që sipas tij duhet t'i thërrasin mendjes.

"Janë 2 institucione garante për zgjedhjet, Presidenti i Republikës dhe populli i Shqipërisë. Aty do kenë popullin të gjithë, pa dallim të majtë e të djathtë", paralajmëroi Meta me tonë të larta gjatë konferencës për shtyp.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta u përfshi në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake dhe pastaj duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”.

VIDEO/Konferenca e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
‘S’jam president perfekt, do ngre popullin problematik’, Meta kërcënon qeverinë me ulërima e ofendime

Edhe pse të gjithë prisnin që Presidenti Ilir Meta të ishte më i moderuar në fjalor dhe më i qetë në reagimet e tij pas skenës së shëmtuar dhe të paprecedentë që la në përleshjet me efektivët e policisë në zyrat e FRD, në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Ai është shfaqur edhe më i tërbuar, i papërmbajtur duke ulëritur, ofenduar dhe kërcënuar qeverinë. Meta vijon ta cilësoj vetën si shpëtimtarin e zgjedhjeve nga hajdutët dhe horrat që sipas tij po tentojnë të kapin votën e lirë.

“Duan të rrëzojnë një popull të tërë me hajdutët, trafikantët, me këlyshët e Ndrangheta dhe përgjigjen do e marrin kudo nëse do të vazhdojnë  me këtë rrugë, përgjigja do të jetë një popull i tërë problematik ndaj këtyre lëtyrave, spaciatorëve, horrave....Faleminderit”, shpërthen Meta.

Por edhe në këtë moment shpërthimi Meta shfaqet me një personalitet të dyfishtë, ku nga ulërimat dhe kërcënimet, ndryshon totalisht tonin e zërit dhe mimikën duke thënë një faleminderit plot mirësjellje dhe ‘dashuri’. Ndryshimet emocionale të presidentit Ilir Meta janë të shpeshta kohët e fundit dhe për këtë ai sigurohet që çdokush ta vë re.

Ora 14:51
Konflikti me FRD-në për ndërtesën, Veliaj i përgjigjet Metës: Ka 4 vite që zaptohet pa kontratë, lirojeni po keni pak dinjitet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, i ka kthyer përgjigje Metës, duke publikuar kontratën e lidhur mes Bashkisë dhe FRD-së, e cila ka skaduar 4 vite më parë.

Ai ka theksuar se nëse kanë pak dinjitet duhet të lirojnë ndërtesën, pasi kontrata është lidhur në 2016 dhe ishte e vlefshme vetëm për 1 vit.

Postimi i plotë i Erion Veliaj:

 “Për përmbaruesin e dhunshëm të Saliut në Presidencë: Kontrata e 2016-ës mes bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrëmbeu ish-Presidentit ka qenë për VETËM 1 VIT! Ka 4 vite që ndërtesa zaptohet pa kontratë. Këto janë faktet. Lironi ndërtesën publike, po keni pak dinjitet”, shkruan Veliaj.

Kontrata: 

Ora 11:57
Meta nxjerr marrëveshjen mes FRD dhe Bashkisë: Doni më për bandën kriminele? (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar me detaje të vërtetën e tij, duke sjellë në vëmendje marrëveshjen mes FRD dhe Bashkisë së Tiranës, sipas së cilit kjo e fundit nuk e ka respektuar.

“FRD ka zaptuar tokat? Ky është një mashtrim, nuk ka zaptuar asnjë ambient kjo sepse ndodhet në këtë seli që prej 2016 mbi bazën e një marrëveshje të lidhur me Bashkinë e Tiranës, ku në bazë të ligjit, ku bashkia e Tiranës ka marrë përsipër pajisjen me seli FRD. Pra FRD ushtron aktivitetin e saj që prej 23 mars 2016 përmes një marrëveshje ligjore dhe nuk ka zaptuar asnjë cm. Në këtë marrëveshje, në nenin 7 të saj, citohet se zgjidhja e mosmarrëveshjes të zgjidhen me mirëkuptim, në rast të kundërt, kompetente do të jetë gjykata e shkallës së parë Tiranë. Kjo është vetëgjyqësi, Bashkia duhet t’i drejtohej Gjykatës dhe ky hap do duhej të merrej vetëm pasi të ishin shteruar të gjithë mundësitë. Vetëm pas presioni publik, Bashkia ka dorëzuar në zyrë zyrtare në një shkresë formale, i referohet një urdhri të nxjerrë në 12 mars, ku kërkohet lirimi i ambienteve brenda 10 ditësh, por nuk i referohet as marrëveshjesh që ka FRD dhe as ligjit për partitë politike. Kjo ka qenë letra, as letër bakalli nuk quhet, kjo nuk ekziston në botë (tregon letrën e Bashkisë) që të konsiderohet si një akt administrata. Pas këtij debati që keni parë ju, në 12 mars kemi një letër nga bashkia që i plotëson kushtet nga ana administrative, ka numër protokolli, vulë dhe emër, për të bërë gjyq edhe pse është e paligjshme në përmbajtjen e tij. Doni më për bandën e pluralizmit politik dhe që pengon presidentin që të ushtrojë kompetencat e tij”, tha Meta.

Ora 11:51
Meta: Unë kam një plan të qartë për mbrojtjen e zgjedhjeve. Çdo qytetar t'i thërrasë mendjes! S'jam këtu për 'top  model' (VIDEO)

Ilir Meta thotë se ka një plan për t'i mbrojtur zgjedhjet nga Rama. Sipas tij Rama do të bëjë gjithccka për të prishur 25 prillin.

"Ai do të bëjë gjithccka që të fiksojë rezultatin e zgjedhjeve me porosi të bandave kriminale. Sicc i patë ato të Elbasanit. Le të bërtasë kushdo Meta ik, se kam problem fare unë. Pse i lënë në një orar aktivitetet? Kush ka përgjegjësi për këtë? Ai që ka edhe Bashkinë edhe policinë. Do të ketë reagime të paimagjinueshme. Presidenti ka një plan të qartë për mbrojtjen e zgjedhjeve. Çdo qytetar i Shqipërisë t'i thërrasë mendjes. Te vota janë të gjitha problemet. Të tregohet përgjegjshmëri maksimale për votën. Kur dhunohet e drejta kushtetuese e një force politike në mes të Tiranës, në prani të Presidentit të Republikës si mund të jetë i mbrojtur një qytetar i Shqipërisë? Këto shikoni ju se Presidenti nuk ka dalë aty as për top model por për t'i dalë për Zot pluralizmit politik. Janë 2 institucione garante për zgjedhjet, Presidenti i Republikës dhe populli i Shqipërisë. Aty do kenë popullin të gjithë, pa dallim të majtë e të djathtë", tha Meta.

Ora 11:28
Dhuna dhe përplasja te FRD, Ilir Meta jep versionin e tij: Ja pse reagova! Kishin mbyllur derën! Po minojnë pluralizmin politik (VIDEO)

Në një konferencë për shtyp Presidenti Ilir Meta ka folur serish sot për përplasjen e dhunshme te  zyrat e Frymës së Re Demokratike ku ai ishte protagonist.


"Situata e dhunshme që ndodhi në Selinë e Frymës së Re Demokratike dhe sulmi ndaj kësaj force politike vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me partitë opozitare është një tjetër tregues i sjelljes së paligjshme të mazhorancës për të minuar pluralizmin politik në vend. Ky sulm bie ndesh me të gjitha parimet e shtetit të së drejtës. Të gjitha sulmet janë kryer në kundërshtim të hapur me ligjin. E gjithë veprimtaria e kryetarit të bashkisë është në shkelje të hapur të të gjitha parimeve mbi të cilat funksionon administrata.  Në ambientet e FRD-së ishte ngjitur diku në korridoret e saj një letër pa origjinë, pa nënshkrim, me vulë titullari, e datës 3 mars me qëllim që ta bënin këtë të dukej si akt zyrtar për të justifikuar dhunën dhe terrorizimin e kësaj force politike. Kjo letër përveçse nuk plotëson kriteret minimale të një akti administrativ por nuk citonte asnjë bazë ligjore. FRD i shkëputen energjinë elektrike ndërkohë që kryetari dhe disa drejtues të saj ishin në ambientet brenda. Ky ishte momenti kur kryetari i FRD-së më njoftoi.  Pas kam mbërritur te hyrja kryesore e godinës dera ka qenë e mbyllur nga policët bashkiakë me uniformë apo pa uniformë sikur të ishte skenë krimi. Është hapur dera dhe është lënë të futej vetëm Presidenti i Republikës dhe janë penguar me dhunë dhe forcë stafi i Presidentit dhe disa drejtues të FRD-së. Ky është momenti kur unë kam reaguar", tha Meta.

 

 

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qutetari: 16/03/2021 02:51

    Si dhe mer i pa udhe president Likja Floriri do ngresh popullin Edhe Nikolahe Causheski i ngriti ca njeres te kompromentuesa Por Populli i vertete i nxori nga Presidenca dhe bashke me gruan I pushkatoi ne emer te popullit per bemat qe kishin bere Keshtu o palo president jo i popullit bashke me Monen keshtu do ta keni fatin

    Përgjigju
  • Iris: 16/03/2021 00:36

    Me duket se Meta vuan nga bipolarizmi,qe po acarohet cdo dite e me teper,sa me shume afron dita e zgjedhjeve.Dy gjera me bejne pershtypje :1)-Problemi i cfaredo niveli dhe per cfaredo arsye, ishte midis FRD dhe policise e bashkise.Ky Meta, ku hynte ketu ?! 2)-<<...popull problematik....>>?!Per cilet e ke fjalen,per gangsteret e kriminelet dhe ata qe kane probleme me ligjin,me keta do besh revolucion ?!

    Përgjigju
  • Me Me: 15/03/2021 17:54

    Skenar i njohur ky alla Berisha.. Kur e ndjejne humbjen i bejne thirrje popullit te cohet ne kembe gjoja per tu revoltuar.. e presin te plagoset ndonjeri qe te fitojne pike.. A sa poshte keni rene.. Po shqiptaret sjane budallenj me qe te te vijne nga mbrapa qe te shtosh rezidencat te gjiri lalzit o "zotni" president.. Une me mire ja jap voten Murrizit, Patozit se sa te votoj per partine familjare tuajen e te Lylit..

    Përgjigju
  • Liu: 15/03/2021 17:41

    A ka drejtesi ky vend? Si ka mundesi ne nje vend demokratik si i yni te kete nje psikopat qe rri gjith diten duke kercenuar,share ,ku eshte drejtesia qe kerkuam,apo fle gjum,drejtesia duhet te merret me ket budalla tjatregoje deri ku dhe ç'fare drejtash ka ky i çmendur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë