MITROVICË - Banorët serbë të Mitrovicës kanë dalë në një protestë kundër deklaratës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd ku u shpreh se “Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm”.
Për kreun e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, Mojsilovic protesta zhvillohet në mbështetje të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Policia e Kosovës dhe forcat e KFOR janë vënë në gatishmëri, për të pasur nën kotroll gjendjen,por deri tani nuk ka incidente.
Momentalisht situata përshkruhet si e qetë, mirëpo raportohet se janë formuar kolona të autmjeteve që po qarkullojnë nëpër Mitrovicë. Ndërkohë para organizmit të protestës është raportuar se në Urën e Ibrit në Mitrovicë janë sulmuar fizikisht dy shqiptarë. Dyshohet se autorë janë tre persona me nënshtetësi serbe.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com