Deklaratat e Ramës dhe Thaçit për
bashkim, NATO:Jemi të shqetësua

Deklaratat e Ramës dhe Thaçit për<br />bashkim, NATO:Jemi të shqetësua
NATO shprehet e shqetësuar në lidhje me situatën aktuale në Ballkan pas deklaratave të Ramës për një bashkim të mundshëm me Kosovën nëse BE mbyll dyert e integrimit.
 
“Jemi të shqetësuar rreth situatës kohët e fundit, apelojmë për dialog. Ne inkurajojmë liderët e Ballkanit Perëndimor që të përmbahen ndaj detyrimeve të tyre dhe të vazhdojnë pajtimin përmes dialogut.
 
NATO dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar kanë rol të ndihmojnë, por zgjidhja përfundimtare e problemeve të rajonit duhet të gjenden në rajon
”, - thuhet në përgjigjet e NATO-s për Tanjug.
 
Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.
 
Ndërsa deklarata u përforcua sot nga Presidenti i Kosovës, Thaçi që u shpreh se në të njëjtën linjë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Në arrest shtëpie për aferën Partizani, Berisha thyen sërish masën e arrestit! Pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova

Në arrest shtëpie për aferën Partizani, Berisha thyen sërish masën e arrestit! Pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova