Deklaratat e Ramës për Trump
Meta: Të jemi më të përmbajtu

Deklaratat e Ramës për Trump<br />Meta: Të jemi më të përmbajtu
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump. Gjatë një prononcimi për mediat, Meta është shprehur se duhet treguar maturi në raport me politikën e jashtme, për të ruajtur besueshmërinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe me qëllim forcimin e marrëdhënieve me SHBA. 

"Unë besoj se të gjithë duhet të shohim përpara dhe besoj se ky është edhe mesazhi i zgjedhjeve në SHBA. Aq më tepër në vendin tonë, ku besoj se duhet të jemi të gjithë më të përmbajtur për të ruajtur besueshmërinë e politikës së Jashtme të Shqipërisë që ka qenë një nga pikat tona më të forta për të qenë faktor modernizues në Ballkan dhe në këtë drejtim të forcojmë më tej partneritetin strategjik me SHBA, duke respektuar zgjedhjet që bëhen atje", u shpreh Meta. 

Kreu i Kuvendit komentoi edhe përplasjet e fundit mes Tiranës dhe Athinës, duke theksuar se ky debat është i panevojshëm. 

Deklarata e kryetarit të Kuvendit u bënë gjatë Aktivitetit vjetori të ndarjes së ëmimeve për gazetarët shqiptarë. 

Z.Meta, a ka një vendim LSI me kë do "martohet" në zgjedhjet e ardhshme...Siç është shprehur kryeministri Rama i cili ka theksuar se shpreson që LSI të mos "rimartohet" djathtas...
LSI do të bëjë gjithmonë zgjedhjet që i interesojnë qytetarëve, stabilitetit të vendit dhe përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë. 

Si do e bëni këtë zgjedhje?
Besoj se zgjedhja është bërë me kohë që kur është krijuar LSI. 

A duhet një pol i tretë politik?
Vendit i duhet më shumë dialog politik, konsensus për çështjet më të rëndësishme të vendit përfshirë edhe politikën e jashtme e cila është bërë temë e një debati të panevojshëm. Në këtë drejtim ka pasur një konsensus solid. Duhet të përqendrohemi te 5 prioritetet, zbatim i reformës në drejtësi që të hapen negociatat me BE. 

Mendoni se mund të penalizohemi nga Greqia në dhjetor?
Duhet të shohim përpara, duhet të vazhdojmë të kemi një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit me fqinjët dhe i rolit stabilizues i Ballkanit Perëndimor. Kjo ka qenë fuqia e Shqipërisë si një faktor i stabilitetit në rajon. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime