Pas deklaratave të bëra nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Kryeministri Edi Rama për gjyqtarin që pezulloi nga detyra Haki Çakon, drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, ka reaguar Konferenca Kombëtare Gjyqësore e cila i ka konsideruar këto deklarata si të papranueshme.
KGJ në reagimin e shpërndarë për mediat thotë se, këto deklarata nuk kanë asnjë lidhje me një sistem drejtësie të pavarur ndërkohë që ka shtuar se ndarja dhe balancimi i pushteteve është gurë themeli i një shteti.
Po ashtu, KGJK ka shtuar se këto deklarata nuk kanë lidhje me aspiratën për një drejtësi të pavarur dhe se çdo shkelje apo pretendim të adresohet në institucionet përkatëse.
Ajo ka shtuar se këto deklarata vijnë në një moment vendimtarë për drejtësinë duke i konsideruar fyese dhe denigruese për gjithë trupën gjyqësore.
Ja deklarata e plotë e KGJK
Duke marrë shkas nga deklaratat fyese dhe sulmet e drejtpërdrejta të disa përfaqësuesve të ekzekutivit, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Z.Arjan Aliaj, për shkak të vendimeve të marra prej tij, në përmbushje të detyrës kushtetuese, Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare, shpreh edhe njëherë dhe ri-konfirmon qëndrimin e mbajtur edhe në raste të tjera analoge se, parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duhet të jenë guri i themelit që udhëheq çdo organ gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, në një shtet demokratik.
Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare vlerëson se, deklarata të tilla, me një gjuhë të papranueshme dhe te përsëritur, të realizuara nga përfaqësues të ekzekutivit, vënë seriozisht në dyshim parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor nga ndërhyrjet politike apo të çdo forme tjetër, të cilat pasjellin pasoja, jo vetëm në drejtim të ushtrimit të pavarur të veprimtarisë gjyqësore, cenimi i së cilës sjell përgjegjësi sipas ligjit, por edhe në drejtim të garantimit efektiv të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, si element esencial i shtetit të së drejtës dhe demokratik, proces i cili në mënyrë të pashmangshme kërkon si parakusht një gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe brenda standardeve të gjithëpranuara ndërkombëtare, në drejtim të etikës dhe profesionalizmit.
Këto deklarata fyese dhe denigruese për gjithë trupën gjyqësore, në një moment kaq vendimtar për sistemin e drejtësisë, nuk kane aspak lidhje me aspiratën për një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm, me integritet moral dhe profesional, të aftë që të japë drejtësi dhe vendosë përballë ligjit këdo që e shkel atë.
Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare, inkurajon dhe mbështet çdo organ apo institucion, shtetëror apo privat, që në eventualitetin e konstatimit të mangësive apo problematikave gjatë ushtrimit të funksionit kushtetues të gjyqtarëve të të gjitha shkallëve, të cilat janë të papajtueshme më këtë funksion, t’i adresojë ato në rrugë institucionale, brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor në fuqi, duke garantuar nga njëra anë, parimin e kontrollit dhe balancimit të pushtetit gjyqësor nga degët e tjera të qeverisjes dhe nga ana tjetër, duke shmangur çfarëdo tendence qoftë edhe potenciale, personalizimi apo intimidimi të gjyqtarëve të caktuar, gjatë dhe për shkak të ushtrimit të detyrës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com