"Grupi i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman do të votojnë kundër çeljes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së, pasi akoma nuk janë plotësuar kushtet" deklaroi ai.
Gunther Krichbaum deklaroi se Shqipëria duhet që të plotësojë 7 kushte duke filluar nga Reforma në Drejtësi, dekriminalizimi, Reforma në Administratën Publike, ligji i pronës, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit, zgjedhjet me standarde dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
"Reformat nuk duhet që të jenë vetëm në letër, por të zbatohen. Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet duke nisur nga Vetingu, që aktualisht është i pezulluar.
800 gjyqtarë dhe prokurorë duhet që të kalojnë në procesin e Vettingut. Dekriminalizimi është një tjetër pikë e rëndësishme që duhet të zbatohet, pasi ende ka në parlament dhe administratë njerëz me precedent.
Në Administratën Publike është bërë progres, por ka ende shumë punë. Korrupsioni dhe lufta ndaj krimit mbetet problem.
Presim padi dhe dënime për zyrtarët e lartë të korruptuar në Shqipëri, që të rikthehet besimi te populli.
Lufta ndaj korrupsionit është ende në nivele të pamjaftueshme, presim rezultate më të larta.
Për ligjin e pronave duhet të bëhet më shumë transparencë. Ndërsa në fund kërkoj që zgjedhjet e ardhshme të bëhen me Kodin e ri Zgjedhor me rekomandimet e OSBE dhe të jenë me standarde" tha ai.
Sipas kryetarit të komisionit parlamentar për çështjet Europiane në Bundestagun gjerman do të pritet progres raporti i 2018 për një vendim për Shqipërinë për negociatat.
"Shqipëria duhet të shfrytëzojë raportin e Pranverës 2018 dhe të plotësojë të gjitha kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për integrimin".
E ndërsa ka vlerësuar reformat e qeverisë, ai ka kërkuar konsensus dhe bashkëpunim mes palëve në Shqipëri.
"Qeveria dhe kryeministri Rama kanë bërë disa hapa në plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave. Por të gjitha forcat politike duhet që të jenë bashkë, pasi procesi është historik" theksoi deputeti gjerman.
DEPUTETI: QENDIMI IM ESHTE PERSONAL, JO I MERKEL
Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se në takimin me kryeministrin Rama, deputeti gjerman është shprehur se qëndrimi i tij ishte personal, nuk i përket CDU/CSU-së, as grupit parlamentar dhe as kancelares Angela Merkel.
7 Kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë
Deklarata e Gunther Krichbaum
Mbështesim Shqipërinë në rrugën e integrimit drejt BE. Ne duam që negociatat mes Shqipërisë dhe BE të hapen kur të plotësohen kushtet.
Përshëndesim progresin që ka bërë Shqipëria, ka arritje mbreslënëse. Shqipëria ka pasur progres në vitet e fundit, shumë është arritur nga qeveria aktuale, por edhe qeveritë e mëparshme.
Ne do të mbështesim të gjitha qeveritë, të cilado partie qofshin ato.
Nuk janë plotësuar kushtet themelore për hapjen e negociatave. Duke filluar nga Reforma në Drejtësi, e cila u miratua, por Kushtetuesja pezulloi ligjin e Vettingut.
Sot është e paqartë se kur do të futet në fuqi Reforma në Drejtësi, deri tani ky prioritet kyç nuk është përmbushur.
Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit, krahasuar me progres raportin e 2015, pothuajse nuk ka pasur asnjë progres, deri tani nuk janë përmbushur edhe këto prioritete.
Përsa i përket dekriminalizimit, rezultatet janë të pamjaftueshme. Për këto arsye, grupi i CDU do të rekomandojë të mos miratohet celja e negociatave deri në plotësimin e kushteve.
Nuk është vetëm një vend që shprehet kundër celjes së negociatave, por është emërtimi i asaj që duhet të realizohet.
Nëse do të përmbushen pritshmëritë deri në raportin e ardhshëm në pranverë 2018. Forcat politike duhet të bashkohen të gjitha bashkë, pasi është një përgjegjësi ndaj kombit, integrimi i Shqipërisë.
Grupi i CDU do të marrë vendim vetëm, pasi të jetë publikuar raporti i progresit të KE në 2018.
Reforma në administratën publike duhet të zbatohet në praktikë, ka arritje, por ka ende shumë për t'u plotësuar.
Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet në praktikë, 800 gjyqtarë dhe prokurorë duhet të kalojnë në Vetting.
dy.b/er.nu/shqiptarja.com