Deklaratat e Braverman mbi emigrantët shqiptarë, sipërmarrësi shqiptar në Londër: Punësoj mbi 50 britanikë, akuzat ndaj nesh, përpjekje për devijim nga dështimet

Deklaratat e Braverman mbi emigrantët shqiptarë, sipërmarrësi shqiptar në Londër: Punësoj mbi 50 britanikë, akuzat ndaj nesh, përpjekje për devijim nga dështimet

Ermir Ibrahimllari

Ermir Ibrahimllari, drejtori i kompanisë “Fenix” në Londër ka dhënë një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV , moderuar nga gazetarët, Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu ku ka folur lidhur me debatet e fundit sa i takon emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke e konsideruar këtë si një përpjekje nga qeveria britanike për të hequr vëmendjen nga problemet e tjera.Ibrahimllari është një shembull suksesi i shqiptarëve në Britaninë e Madhe ku ka punësuar mbi 50 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë britanikë.

“Kompania ime ka dy vite që është themeluar. Unë kam mbi 14 vite që punoj në qendër të Financave në qendër të Britanisë. Unë për momentin punësoj mbi 50 punëtorë, shumica prej tyre janë britanikë por jo vetëm. Për momentin kam dy zyra në Loindër, dy në Irlandë dhe javën e kaluar hapa një zyrë tjetër në New York”- u shpreh sipërmarrësi shqiptar.

Ibrahmillari tha se një pjesë mjaft e vogël e shqiptarëve ashtu si edhe e kombësive të tjera, ishin të angazhuar në ilegalitet, por shtoi se pjesa më e madhe e tyre, kërkonin një jetë më të mirë në Britani. Ai tha se i gjithë ky debat, po bëhej me qëllim devijimin e vëmendjes nga dështimi i politikave të qeverisë britanike sa i takon emigracionit.

“Është një pjesë fare e vogël po edhe e vendeve të tjera që angazhohen në mënyrë ilegale. Abosultisht pjesa dërrmuese e njerëzve që vijnë në Britani, vijnë për një jetë më të mirë për të krijuar diçka më të mirë. Është një forcë e nëndheshme për momentin për të lëvizur djathtas. Qeveria britanike ndodhet në gjumë për momentin, forca laburistë po merr hapa përpara kundër konservatorëve duke e nxjerrë këtë si një emergjencë. Më vjen keq që kam 20 vite në këtë shtet ku me thuajse 70 milionë banorë, për 12 mijë emigrantë të ardhur e quan ‘pushtim’. Kjo është një emergjencë e krijuar vetë nga qeveria për të devijuar vëmendjen nga dështimi i politikave të saj në emigracion. Unë i njoh shumë mirë disa njerëz që janë në qeveri dhe më vjen shumë keq që shqiptarët po trajtohen në këtë mënyrë”- u shpreh Ibrahimllari.

Sipërmarrësi shtoi se arsyeja përse gjithmonë vëmendja vendosej tek shqiptarët sa i takon emigracionit të paligjshëm është se nëse do të kishte debate të tilla për kombësi nga kontinente të tilla, politikanët që do i adresonin do të konsideroheshin racistë.

“Nëse këta e tregojnë gishtin tek një person me ngjyrë ndryshe, konsiderohen si racistë. Nuk kanë ku të kapen përveçse me shqiptarët sepse ne keonsiderohemi si popull i bardhë dhe nuk do jetë hera e fundit që bëhet sepse është një devijim i lehtë i bërë nga qeveria sa herë të hasë në probleme”-tha Ibrahimllari.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë