Pas hyrjes në fuqi të ligjit të Vettingut që po shoqërohet me dorëzimin e deklaratave të pasurisë nga gjyqtarët dhe prokurorët, ILDKPKI duke parë fluksin ka vendosur që të ofrojë shërbimin edhe të shtunën e të dielën.
“ILDKPKI siguron mbarëvajtjen e procesit të dorëzimit/depozitimit të deklaratave të pasurisë për subjektet e rivlerësimit.
Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë subjekteve të rivlerësimit si dhe për të siguruar një shërbim sa më cilësor dhe të shpejtë, ILDKPKI ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të ngritur infrastrukurën dhe vënë në dispozicion burimet njerëzore të nevojshjme për të administruar procesin e dorëzimit/depozitimit të deklaratave për të gjithë subjektet e rivlerësimit.
Për këtë qëllim, si dhe duke pasur parasysh numrin e madh të subjekteve të rivlerësimit, ILDKPKI ju njofton se shërbimi që do të ofrohet për këtë proces do të jetë i arritshëm çdo ditë të javës, nga e hëna në të premte, ora 8:00 deri në 18:00, ndërsa të shtunë dhe të dielë, nga ora 9:00 deri në 17:00” thuhet në njoftimin e ILDKPKI.
Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, duhet të dorëzojnë deklaratën e pasurisë në ILDKPKI brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut, që përkon me fundin e këtij muaji.
Dorëzimi i deklaratës së pasurisë duhet të bëhet nga vetë prokurori apo gjykatësi, në protokollin e ILDKPKI-së, ku do të pajiset me vërtetimin përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.
Sipas udhëzimit, deklarata duhet të shoqërohet me certifikatën personale dhe certifikatën familjare të subjektit të rivlerësimit, e cila duhet të jetë lëshuar brenda 3 muajve të fundit.
Deklarata e pasurisë nuk do të pranohet dhe do të konsiderohet e padorëzuar nëse nuk shoqërohet me dokumentacionin e identifikimit të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com