Deklarimi i pasurisë, ja milionat
e treguara të familjes Berisha

Deklarimi i pasurisë, ja milionat<br />e treguara të familjes Berisha
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij kanë deklaruar pranë Inspektoratit të Pasurisë, paratë e tyre, ku vetëm në disa llogari bankare llogariten shifra që kalojnë 6 zero-t. Berisha vetë përfiton dieta në shumën e 4170 eurove dhe rreth 2 mijë dollarë. Ajo që bie në sy është pasuria e fëmijëve, Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës, ku ky i fundit gjatë 2012 ka blerë një makinë me vlerën 82 mijë euro, ndërsa në 2013 ka blerë një shtëpi në qendër të Tiranës me sipërfaqe 198 metrash katrorë dhe vlerën e rreth 350 mijë eurove.
 
Shkëlzen Berisha deklaron një fitim neto prej 5 milionë e 600 mijë lekësh nga zyra e konsulencës ligjore.
 
Argita Malltezi ka blerë gjatë dy viteve dy apartamente, një vilë dhe një apartament në Gjirin e Lalëzit për shumën e 25 mijë eurove, të cilës më tutje i ka shtuar dhe një shifër prej 45 mijë eurosh për një shtesë të ndërtesës. Malltezi deklaron se të ardhurat përmes qirave shkojnë mbi 60 mijë euro.
 
Po ashtu ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka deklaruar blerjen e një toke prej 300 metrash katrorë në Mullet në emër të bashkëshortit, me një vlerë prej 180 milionë lekësh. Familja Topalli ka shpenzuar për shkollimin e së bijës në Universitetin e Francës, 1 200 000 lekë. Personalisht Topalli ka pasur pakësim të llogarive bankare, ndërsa i shoqi ka shitur apartamentet e fituara si pasojë e trashëgimeve në vlerën e 95 milionë lekëve të vjetra.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja