Deklarimi i pasurisë, sa 'peshojnë' tre 'shefat' e Kosovës, Kurti, Osmani e Konjufca

Deklarimi i pasurisë, sa 'peshojnë' tre 'shefat' e Kosovës, Kurti, Osmani e Konjufca

Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjofca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjofca e kanë deklaruar pasurin e tyre. Sipas formuluarve që kanë deklaruar në në Agjencinë Kundër Korrupsionit shihet se pasuria e tyre është goxha e madhe.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur publikimin e deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët shtetërorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në AKK se po paguan 250 euro në muaj qira për shtëpinë në lagjen Taslixhe në Prishtinë, ku u zhvendos për të jetuar nga marsi i këtij viti.

Kurti thotë se është marrë vesh që të qëndrojë për tri vjet në këtë shtëpi dykatështe, ndërsa qiranë ia paguan një personi të përshkruar si B.Z.

Në deklarimin e pasurisë, Kurti e ka futur edhe një apartament. Blerja e këtij apartamenti vlerësohet se ka kushtuar 400 mijë euro dhe është deklaruar se është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Për ta blerë apartamentin 67 metra katror, Kurti ka deklaruar se gruaja e tij ka marrë 300 mijë euro kredi në një bankë në Oslo të Norvegjisë. Kredinë thuhet se do ta paguajë për 25 vjet.

Kryeministri ka deklaruar se merr 1 mijë e 305 euro pagë nga Qeveria për detyrën e tij si shef i Ekzekutivit. Ai merr pagë edhe nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ku është kryetar. Nga subjekti politik që e ka krijuar vetë ai, mori 4 mijë e 200 euro për periudhën janar – mars të këtij viti.

Ndërsa bashkëshortja e Kurtit merr 3 mijë e 915 euro pagë mujore nga një kompani në Oslo të Norvegjisë.

Kurti ka deklaruar se ka 529 euro të gatshme në bankë, ndërsa gruaja e tij mban 10 mijë euro në një bankë në Norvegji.

Ndërsa, e para e shtetit, Vjosa Osmani, në deklarimin e pasurisë, ka bërë të ditur se ka në pronësi një banesë të papërfunduar, në vlerë prej 40 mijë eurosh, sipërfaqe rreth 83 metra katrorë, e blerë me kursime dhe kredi.

Osmani në pronësi ka një garazh të papërfunduar, në vlerë prej 2.500 euro dhe parcelë toke 5 ari, në vlerë prej 35 mijë eurosh e blerë me kredi dhe kursime.

Bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ka një banesë në vlerë prej 66 mijë euro, dy shtëpi, njëra në vlerë prej 120 mijë euro dhe tjetra 180 mijë euro. Gjithashtu edhe ai ka në posedim një garazh në vlerë prej 5 mijë euro.

Presidentja Osmani ka rreth 39 mijë euro para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare, derisa bashkëshorti i saj rreth 12 mijë euro. Të dy kanë detyrime financiare rreth 97 mijë euro.

Si burim i të hyrave, presidentja Osmani ka bërë të ditur se i ka nga paga dhe mëditjet në Kuvendin e Kosovës, rreth 33 mijë euro në vjet, derisa bashkëshorti i saj rreth 45 mijë euro të hyra.

Kurse, kryeparlamentari Glauk Konjufca në deklarimin e tij ka bërë të ditur se ka në pronësi një banesë 100 metra katrorë, e blerë me kredi në vlerë prej 67.125 euro.

Para të gatshme të mbajtura në një institucion financiar ka rreth pesë mijë euro derisa ka marrë kredi 67 mijë euro, në 12 vjet kohëzgjatje për kthim.

Burim i vetëm financiar është paga e tij prej kryeparlamentari, 3.095 euro në muaj derisa paga e bashkëshortes Emira Bajçinca, 640 euro, si mësimdhënëse në Universitetin e Prishtinës./ Monitor

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen