Finalistja e 'Big Brother Vip', Einxhel Shkira, përjetoi një natë më parë polot surpriza dhe emocione në shtëpinë më të famshme të momentit. 

Moderatorja u rendit e treta në garë, por ajo ia doli të fitonte një projekt në Top. Megjithatë Big Brother i saj është mëse i fituar edhe me gjetjen e dashurisë.

Einxhel dhe Dagz ishin një nga çiftet më të pëlqyera. Duket se dyshja tashmë kanë një lidhje stabël duke rrëfyer publikisht se janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ndaj e kotë të pyesim se ku e kaloi natën e parë Einxhel. Vetë ajo ka publikuar foto ku shihet e kapur prej dore me partnerin, ku dhe i dedikon disa fjalë romantike.

Më tej Einxhel ka publikuar edhe foto nga shtrati dhe kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘ndizet’ rreth këtij çifti.

1/2