Deklarimi i pasurive, ja milionat
e anëtarëve të Kushtetueses

Deklarimi i pasurive, ja milionat<br />e anëtarëve të Kushtetueses
Zbardhet pasuria e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjykatë e cilat ka rrëzuar nisma të rëndësishme të mazhorancës aktuale, por edhe shumë padi të Presidentit të Republikës dhe Partisë Demokratike.

Anëtarët e Kushtetueses deklarojnë të ardhura të majme nga paga e tyre, trajnimet, aktivitetet në universitetet private, pagat e bashkëshorteve dhe fëmijëve madhorë. Deklarojnë prona, apartamente, vila dhe kredi deri në 160 milionë lekë. Anëtarja Altina Xhoxhaj deklaron një llogari rrjedhëse, përfshirë pagën dhe një kartë debiti me vlerë 9 mijë euro. Zonja Xhoxhaj, deklaron pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pagën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë dhe të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687 lekë.

Nga dhënia me qira e një apartamenti, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron 4 200 euro të ardhura për vitin 2015. Bashkëshorti i saj, Arben Idrizi deklaron të ardhura nga tre paga të ndryshme. Konkretisht, 567,000 lekë të ardhura nga paga në ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit. Po ashtu, Idrizi deklaron 5,379 USD si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB si dhe dy llogari me 4 mijë USD.

Fatmir Hoxha
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha deklaron një detyrim ndaj subjektit Gener 2, për blerje banese në vlerën 37 mijë euro. Tek kompania Gener 2, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, i njohur për lidhjet me Partinë Demokratike, kanë prenotuar edhe gjyqtarë të Gjykatës Administrative. Megjithatë, në deklaratën e pasurisë së Fatmir Hoxhës nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për pallatin tek Diga e Liqenit, i cili është kthyer në mollë sherri mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë Gener 2. Ndërkaq, në deklaratën e pasurisë, Hoxha deklaron pagën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese 1,874,538 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes si inspektore pranë Komisionerit Kundër Diskriminimit, 716,369 lekë, kredi me afat 22 vjet, detyrimi 4,449,057 lekë, kredi bankare, 250 000 lekë, detyrim prekje overdrafti, 404,304 lekë dhe detyrim prekje overdrafti, 50 000 lekë.

Vitore Tusha
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, deklaron të ardhura nga paga në Kushtetuese, 1,874,538 lekë, të ardhura nga shkolla e lartë Luarasi, 178,666 lekë si dhe nga trajnime në Shkollën e Magjistraturës, 93,100 lekë. Po ashtu, zonja Tusha thotë se ka një detyrim në shumën 25 mijë euro, një llogari të bashkëshortit, Pashk Tusha, 35,451 lekë dhe 142 lekë, pagesë kalimtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për bashkëshortin, 441,297 lekë dhe 30,369 lekë. Po ashtu, vajza e saj Elira Tusha, deklaron të ardhura nga aktiviteti privat, noteri, 2,088,017 lekë etj. 

Pasuria
Anëtarët e Kushtetueses deklarojnë të ardhura të majme nga paga e tyre, pagat e bashkëshorteve dhe të fëmijëve madhorë. Deklarojnë prona, apartamente, vila dhe kredi deri në 160 milionë lekë.
 
Fatmir Hoxha
Fatmir Hoxha deklaron një detyrim ndaj subjektit Gener 2, për blerje banese në vlerën 37 mijë euro. Tek kompania Gener 2, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, kanë prenotuar edhe gjyqtarë të Gjykatës Administrative.


pasurite e gjyqtareve
pasurite e gjyqtareve

pasurite e gjyqtareve

pasurite e gjyqtareve

pasurite e gjyqtareve

pasurite e gjyqtareve

pasurite e gjyqtareve



Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri