Deklarimi i të ardhurave
do të ndryshojë ligji

Deklarimi i të ardhurave<br />do të ndryshojë ligji
TIRANE- Ligji për deklarimin e të ardhurave personale të qytetarëve do të ndryshojë, ende pa hyrë në zbatim. Burime nga ministria e Financave bënë të ditur se amendimet janë të domosdoshme, në mënyrë që të përputhen më mirë klauzolat e tij me standardet evropiane.

Por, ajo që nuk thuhet me këtë rast është fakti që ligji i sapomiratuar duhej t'i ishte nënshtruar mbikëqyrjes evropiane që në procesin e hartimit të tij. Në këtë mënyrë do të miratohej vetëm një herë, dhe jo, siç po ndodh vazhdimisht, sidomos me akte të Këshillit të Ministrave, një numër i madh aktesh ligjore e nënligjore nuk bëjnë gjë tjetër veçse korrigjojnë dhe shfuqizojnë të mëparshmet.
Ligji aktual parashikon që deklarata individuale vjetore e të ardhurave të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore brenda datës 30 prill 2012 për vitin fiskal 2011 dhe pastaj çdo vit do të kryhet e njejta procedurë për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Kjo është hera e parë që aplikohet në Shqipëri një procedurë e tillë, që në vendet e zhvilluara përdoret prej dekadash. Qytetari deklaron të ardhurat e tij, që mund të jenë nga një ose më shumë burime dhe shteti verifikon deklarimin e tij. Në rast se përputhen me të dhënat që kanë Tatimet, gjithshka lihet me kaq, por, në rast se ka mospërputhje, qytetari do të gjobitet, veç pagesës së detyrimeve të shmangura.
Ata që duhet të plotësojnë deklaratën, sipas ligjit, janë të gjithë individët që marrin një pagë apo të vetëpunësuarit. Përjashtohen vetëm ata individë që nuk fitojnë më shumë se 200 mijë lekë në vit dhe të vetëpunësuarit që qarkullojnë deri në 2 milionë lekë në vit. Deklaratën mund ta plotësojnë edhe ata persona që duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme, por ky nuk është detyrim ligjor. Në të do të paraqitet paga neto, pra sasia e të ardhurave që mbetet duke hequr pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në këtë sasi të hollash do të shtohen, nëse ka, të ardhurat bruto nga qiratë, të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëritë tregtare apo veprimtaritë e biznesit, shitja e sendeve të paluajtshme në pronësi të deklaruesit, interesat bankare, shuma bruto e fituar nga lojërat e fatit, të ardhurat nga skema e sigurimit suplementar, trashëgimia dhe dhurimi. Nëse ai që deklaron është i vetëpunësuar në bujqësi ai duhet të përfshijë edhe të ardhurat që realizon gjatë veprimtarisë së tij ekonomike, pavarësisht nga lloji i aktivitetit.
Kësaj shume do t'i zbriten vetëm shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim dhe shpenzimet për mjekim për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, deri në masën 4,1 për qind të të ardhurave bruto. Për shpenzimet e zbritshme që qytetari do të kryejë duhet të mbajë dokument origjinal që vërteton shpenzimin.
Dokumentat
Për çdo të ardhur dhe shpenzim, që jepet në deklaratë tatimpaguesi mban kopje origjinale të dokumentit që provon të ardhurën apo shpenzimin e zbritshëm ose fotokopje të njësuar nga institucioni lëshues i dokumentit. Në rastin kur deklarata dorëzohet elektronikisht, dorazi apo me postë, skanime/fotokopje e këtyre dokumenteve i bashkëlidhen deklaratës vjetore të të ardhurave. Origjinali i tyre vihet në dispozicion të administratës tatimore, kur kërkohet prej saj.
Shpenzimet
Qytetarët paguajnë tatim mbi diferencën midis totalit të të ardhurave bruto dhe shpenzimeve të zbritshme. Ajo tatohet me 10 për qind. Pas plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës vjetore, kryefamiljari është i detyruar që të derdhë pagesën e tatimit, nëse diferenca del positive, brenda 30 ditëve. Nëse diferenca rezulton negative, administrata tatimore i kthen tatimpaguesit shumën e taksave të paguara më shumë nga sa i takon.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet të pavërteta

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet të pavërteta