Deklarimi për të ardhurat
Mazhoranca "ok" ndryshimeve

Deklarimi për të ardhurat<br />Mazhoranca
TIRANË - Komisioni i Ekonomisë miratoi sot ndryshimet ligjore për deklarimin e të ardhurave. Ndryshimet janë kundërshtuar nga opozita.
Zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj deklaroi në komision se çdo tatim pagues rezident ose jo, me prag deri në 2 milionë lekë do të deklarojnë të ardhurat. Ai tha se për këtë vit afati do të shtyhet deri në shtator.
“Administrata tatimore ka kapacitetet e duhura për përpunimin e këtyre të dhënave”.
Deri në fund të muajit shtator duhet të përfundojnë deklarimet”, tha titullari i ministrisë së financave.
Socialistët kërkuan shtyrjen e ligjit. Deputeti Arben Ahmetaj deklaroi se duhet
një sistem informatik, e për këtë arsye ligji duhe të shtyhet.
“Administrata tatimore nuk ka kapacitete për përpunimin e të dhënave të deklarimit të të ardhurave. Prligji të shtyhet deri në 2014-2015“, tha Ahmetaj.

Sipas ndryshimeve në ligj, përjashtohen tatimpaguesit që realizojnë të ardhura jo më shumë se 2 milionë lekë në vit. Gjithashtu, përjashtohen të vetëpunësuarit që kanë qarkulluar deri në 2 milionë lekë në vit. Nga këto zbriten shpenzimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për kredinë e arsimimit për vete, fëmijët e personat që ka në ngarkim një person.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë