Në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild' është përfshirë edhe kandidati i PS-së për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu i cili komunikon me drejtorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore, Dibër, Drini Gjeci. Ndër të tjera ai i kërkon drejtorit të arsimit që t'i telefonojë atij të shkollës së Reçit dhe t'ia bëjë të qartë që të votojë PS-në, ndryshe, e paralajmëron ai 'ditën e hënë tregoja ku fluturon'.

Biseda e plotë
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, i thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: Po
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.
Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.

Reagimi i plotë i Pjerin Ndreut
Pergjimet jane indicje por jo prova. Megjithate meqe eshte permend emri im, jam I detyruar tu them se kominikimi im ska te beje me shit blerje, por me votat e nje socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet. Eshte kominikim normal me strukturat tona. As nuk eshte i PD as I LSI qe te quhet presion.

Nese nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialisteve, athere eshte tjeter gje. Pergjimi eshte nje flliske sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet. Drejtorit te shkolles i lejohet ligjerisht te jete pjese e strukturat politike per ato qe nuk e dine kete gje dhe te votoje partine ku aderon