Deklaroi se i kërkuan para për të luajtur me Shqipërinë, paditet ish-futbollisti Shefki Kuqi

Deklaroi se i kërkuan para për të luajtur me Shqipërinë, paditet ish-futbollisti Shefki Kuqi

Ish-futbollisti Shefki Kuqi

Ish-futbollisti i kombëtares Finlandeze me origjinë shqiptare Shefki Kuqi është hedhur në gjyq nga FSHF për shpifje. Kjo sepse kuqi pak muaj më parë ripërsëriti se kur ai dëshironte të bashkohej me kombëtaren shqiptare atij i ishin kërkuar nga 100-200 mijë euro. Jo vetëm kaq por ai shtoi se njihte edhe raste të tjera, ndërsa mendon se kjo praktikë vazhdon ende sot.

Për të gjitha këto FSHF e ka paditur në gjykatën e Prishtinës.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin T7, gjatë emisionit “Favoriti i Botërorit” ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pashaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.

Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22,”-shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri