
Një ushtar rus është dënuar me pesë vjet burg nga një gjykatë ushtarake në Khabarovsk, të Rusisë Lindore me akuzën e përhapjes së informacionit të rremë pasi ai pranoi se kishte kryer krime lufte në Ukrainë.
Në Rusi, shpifja mbi imazhin e ushtrisë kombëtare konsiderohet vepër penale. Moska mohon se njerëzit e saj kanë kryer krime lufte në Ukrainë. U
Ushtari i dënuar tha se kishte vrarë një civil afër Kievit rreth një vit më parë, në fillim të luftës. Në shtëpi, ai akuzoi eprorët e tij se e kishin urdhëruar të vriste dhe plaçkiste në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Publikohen pamjet e rrëzimit të dronit amerikan në Detin e Zi! Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer krime lufte










