Lufta/ Publikohen pamjet e rrëzimit të dronit amerikan në Detin e Zi! Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer krime lufte

Lufta/ Publikohen pamjet e rrëzimit të dronit amerikan në Detin e Zi! Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer krime lufte

Dron amerikan

“Përplasja e dronit amerikan u shkaktua nga dështimi i Shteteve të Bashkuara për të respektuar kufizimet e fluturimit që Rusia ka vendosur për disa zona”. Kështu është shprehur ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Lloyd Austin.

Sipas Shoigut, fluturimet e dronëve amerikanë pranë brigjeve të Krimesë “janë provokuese dhe krijojnë kushte për një përshkallëzim”. Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë t'i përgjigjet në këtë mënyrë të gjitha provokimeve të këtij lloji.

Austin dhe Shoigu ranë dakord se “fuqitë e mëdha duhet të veprojnë me përgjegjësi, duke përfshirë kanalet ushtarake të komunikimit që duhet të mbahen të hapura për të diskutuar situatat e mundshme të krizës”.

Ndërkohë rusët kanë nisur kërkimet për të gjetur copat e dronit amerikan të rrëzuar në Detin e Zi. Nuk dihet cfarë pasojash mund të sjellë droni amerikan në duart e Rusisë pasi më parë Pentagoni kundërshtonte furnizimin me dron Reaper për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se rrëzimi i një droni ushtarak amerikan mbi Detin e Zi "është duke u hetuar". Ditën e sotme është publikuar edhe videoja në të cilën shihet momenti kur avionët rusë kanë rrëzuar dronin  e fuqishëm amerikan. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Polonia do të dërgojë 4 avionë luftarakë 'MiG 29' në ndihmë të Ukrainës

Presidenti polak, Andrzej Duda deklaroi se Polonia do t'i japë Ukrainës katër avionë luftarakë MiG-29 në ditët në vijim, një veprim që do ta bëjë vendin e tij anëtarin e parë të NATO-s që përmbush kërkesat gjithnjë e më urgjente të qeverisë ukrainase për avionë të tillë.

Polonia aktualisht ka rreth një duzinë MiG-29 të prodhimit sovjetik, të cilët janë marrë nga rezervat e ish-Gjermanisë Lindore në fillim të viteve 1990, tha Duda të enjten.

Ora 20:10
Kreu i grupit 'Wanger': Kremlini nuk donte të përparonim në Bakhmut, suksesi ynë është për t'u pasur zili

1667328098_Yevgeny.PNG

Themeluesi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, i shtoi sulmet ndaj Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, duke akuzuar zyrtarët e Kremlinit se qëllimisht po i pengojnë luftëtarët e tij që ta merrnin kontrollin në Bakhmut.

Shefi i mercenarëve tha se autoritetet kishin vendosur të privonin Wagnerin nga municionet, duke ngadalësuar përparimin në betejën e përgjakshme për të pushtuar Bakhmutin në Ukrainën lindore.

“Qëllimi është i thjeshtë. PMC Wagner nuk duhet ta marrë kontrollin në Bakhmut. Veprimet tona sot janë natyrshëm për t’u pasur zili. Pra, meqenëse ne kemi suksese, ndërsa në vende të tjera sukseset nuk janë ato që do të donim të ishin, atëherë kujtoni se çfarë kishte thënë gjyshi Lenin: të gjithë menduam se të gjithë ishim të destinuar për të jetuar mirë, por në vend të kësaj, ata e bënë atë në mënyrë që të gjithë të jetonin njësoj, keq”, tha Prigozhin, duke iu referuar xhelozisë midis strukturave ushtarake ruse.

Ora 18:47
Putin: Kam shumë miq në Gjermani, kanë qëndruar me mua gjatë gjithë kësaj kohe, shkëmbej batuta me ta

1676990431_Screenshot1.jpg

Vladimir Putin ka ende shumë miq në Gjermani, me të cilët mban kontakte dhe shkëmben batuta edhe tani. Kështu u shpreh vetë presidenti rus teksa foli në kongresin e Unionit të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve. 

"Të gjitha këto miqësi kanë zgjatur, miqtë e mi të vërtetë gjermanë kanë qëndruar me mua, ne bëjmë dhe shkëmbejmë shaka"-tha Putin, i cili flet edhe gjermanisht pasi ka shërbyer si oficer i KGB-së në Gjermaninë Lindore.

Ora 16:51
Rusia: Është e rëndësishme të mbajmë të hapura linjat e komunikimit me SHBA-të pas rrëzimit të dronit amerikan në Detin e Zi

1677094709_putin.jpg

Moska beson se është e rëndësishme të mbahen linjat e komunikimit të hapura me Uashingtonin, në për zbardhjen e përplasjes që çoi në shkatërrimin dhe rrëzimin e një droni amerikan mbi Detin e Zi.

"Ne mendojmë se është e rëndësishme të lihen linjat e komunikimit të hapura, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në një konferencë për shtyp. 

Ora 15:29
Raporti i OKB-së për Ukrainën: Rusia ka kryer krime lufte

1678976994_hdhf.jpg

Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë dhe krime të mundshme kundër njerëzimit që kërkojnë hetime të mëtejshme. Kjo u denoncua nga komisioni i pavarur ndërkombëtar i hetimit në Ukrainë në një raport të ri të publikuar sot në Gjenevë.

Autoritetet ruse - thotë Komisioni - kanë kryer një gamë të gjerë shkeljesh të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar në rajone të ndryshme të Ukrainës, shumë prej të cilave përbëjnë krime lufte. Këto përfshijnë sulme ndaj civilëve dhe infrastrukturës së lidhur me energjinë, vrasje me dashje, ndalime të paligjshme, tortura, përdhunime dhe dhunë të tjera seksuale, si dhe transferime dhe deportime të paligjshme të fëmijëve, thuhet në një deklaratë nga Komisioni, i krijuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. .

Për ekspertët e Komisionit, sulmet e forcave të armatosura ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës nga 10 tetori 2022 deri në shkurt 2023, të cilat ishin "të përhapura dhe sistematike", mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe "duhet të hetohen më tej". Komisioni, i udhëhequr nga norvegjezi Erik Møse , ka gjetur gjithashtu raste të shumta të përdhunimeve dhe dhunës seksuale dhe me bazë gjinore dhe thotë se "situatat që përfshijnë transferimin dhe dëbimin e fëmijëve që ai ka ekzaminuar përbëjnë krime lufte".

Ekspertët e komisionit, të cilët ndër të tjera vizituan 56 lokalitete dhe intervistuan 348 gra dhe 247 burra, vendosën gjithashtu një model ndalimi të gjerë të paligjshëm në zonat e kontrolluara nga forcat e armatosura ruse.  

Ora 15:23
Deklaroi se kishte kryer krime lufte në Ukrainë, gjykata në Rusi dënon me 5 vite burg ushtrarin rus nën akuzën e deklarimit të rremë

1677218961_ukraine1aper2209151663273375107hpMain16x9992.jpg

Një ushtar rus është dënuar me pesë vjet burg nga një gjykatë ushtarake në Khabarovsk, të Rusisë Lindore me akuzën e përhapjes së informacionit të rremë pasi ai pranoi se kishte kryer krime lufte në Ukrainë. 

Në Rusi, shpifja mbi imazhin e ushtrisë kombëtare konsiderohet vepër penale. Moska mohon se njerëzit e saj kanë kryer krime lufte në Ukrainë. U

Ushtari i dënuar tha se kishte vrarë një civil afër Kievit rreth një vit më parë, në fillim të luftës. Në shtëpi, ai akuzoi eprorët e tij se e kishin urdhëruar të vriste dhe plaçkiste në Ukrainë.

Ora 13:03
Del VIDEO/ Momenti i përplasjes së dronit amerikan nga avioni rus në qiell të hapur

1678968264_er.JPG

Pentagon ka publikuar videon e momentit të përplasjes të dronit amerikan nga avioni rus. Aty duket se si avioni rus Su-27 i afrohet dronit Reaper duke e goditur derisa përfundon mbi Detin e Zi.

 

Ora 12:56
Putin u flet biznesmenëve për herë të parë që nga shkurti 2022: Rusia përballet me një luftë sanksionesh

1678814763_putin111998471678760640.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Rusia po përballet me një "luftë sanksionesh" në fjalimin e tij të parë të madh drejtuar elitës së biznesit të vendit që kur ai urdhëroi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë vitin e kaluar. Putin tha se Rusia po e riorienton me shpejtësi ekonominë e saj drejt vendeve që nuk e kanë goditur Rusinë me sanksione dhe falënderoi liderët e biznesit për punën për të ndihmuar shtetin rus.

Ora 12:56
Lufta/ Erdogan: Sillni Moskën dhe Kievin në tryezën e bisedimeve

1678864035_fh.JPG

 Turqia do të vazhdojë ndërmjetësimin e saj që Rusia dhe Ukraina të kthehen në negociata.

“Deri në fund ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona për të rikthyer palët në tryezën e bisedimeve”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, raporton Anadolu.

Ora 09:14
Presidenti sirian Assad njeh kufijtë e rinj të Rusisë me territoret e aneksuara: Janë pjesë e historisë së Moskës

1678954529_13082820204727asschronicled.jpg

Presidenti sirian Bashar al-Assad në një intervistë për RIA Novosti është shprehur se i njeh si pjesë të Rusisë rajonet Dontesk, Luhanks dhe rajonet ukrainase Kherson dhe Zaporizhzhia.

"Këto janë territore ruse, dhe edhe sikur të mos kishte ndodhur lufta, këto janë territore historikisht ruse," tha ai.

Ora 09:08
Rrëzohet droni kinez pa pilot në Ukrainën Lindore

1678954108_WZ7atAirshowChinaZhuhai2022.jpg

Një dron pa pilot i prodhuar nga Kina, i pajisur dhe i armatosur për luftë, u qëllua nga ushtria e Kievit në Ukrainën lindore në natën midis të premtes së kaluar dhe të shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur CNN, e cila ka mundur të shikojë rrënojat e avionit pa pilot të goditur nga armët automatike A-47. Droni ishte një Mugin-5, një UAV komercial i prodhuar nga një prodhues kinez me bazë në qytetin port të Xiamen në bregun lindor të Kinës. Disa blogerë të teknologjisë thonë se makinat njihen si "Alibaba drone" pasi ato ishin në dispozicion për shitje për rreth 15,000 dollarë në faqet e internetit të tregut kinez, duke përfshirë Alibaba dhe Taobao.

Ora 09:01
Instituti për Studimin e Luftës: Sulmi mbi Bakhmut është drejt fundit! Grupi Wagner nuk ka më municione

1678569270_ruseet.JPG

Instituti për Studimin e Luftës ka bërë përditësimin e fundit mbi konfliktin ruso-ukrainas duke treguar se sulmi mbi Bakhmut është drejt fundit.

Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, kohët e fundit nënvizoi së ka mungesë të municioneve ndaj do të lehtësonte rrethimin e tij të qytetit.

Sipas institutit amerikan, grupi Wagner mori Zalizianske, një vendbanim i vogël rural që ndodhet rreth nëntë kilometra në veriperëndim të Bakhmutit, duke treguar se "forcat e Wagnerit ka të ngjarë të kryejnë sulme të lokalizuara oportuniste kundër vendbanimeve më në veri të Bakhmut, të cilat janë të vogla dhe relativisht më të lehta për të pushtuar.

Sukseset e fundit të Wagner-it në veri të Bakhmutit sugjerojnë se humbjet në fuqi punëtore, artileri dhe pajisje në luftimet për Bakhmutin ka të ngjarë të kufizojnë aftësinë e tij për të bërë një rrethim të ngushtë të qytetit. 

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 16/03/2023 09:45

    Po po vazhdoni grini sallate ju se do fitoni luften duke mashtruar , ata po i bejne copa perdite ukrainasit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm