Dekonspirimi te dosja ‘Habilaj’
kreu i SHÇBA dëshmon sot

Prokuroria për Krimet e Rënda ka thërritur sot për të dëshmuar drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj. Ai do të dëshmojë për dosjen e ‘Habilajve’ lidhur me dyshimet për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e 3 zyrtarëve të lartë të policisë, që janë shpallur në kërkim.

Në kërkim janë shpallur Jael Çela, ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila. Ata janë shpallur në kërkim në datë 21 nëntor, ndërsa prej dy ditësh nuk gjenden nga policia, kjo ka bërë që të ngrihen dyshime se ka pasur dekonspirim të operacionit. Ish-shefi i Vlorës është larguar nga vendi para se të firmosej urdhër arresti, për Sokol Boden nuk ka informacion, ndërsa për Gjergj Kohilën dyshohet se është larguar për në Greqi.

Ata akuzohen për korrupsion, trafik droge dhe shpërdorim detyre, pasi me veprimet dhe mos veprimet i kanë krijuar hapësirë grupit kriminal që të trafikojë kanabis. Dosja e Ministrisë së Drejtësisë që u përkthye pak ditë më parë ka materialin bazë, që solli edhe kërkesën e prokurorisë për arrestimin e zyrtarëve të lartë të policisë. 

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen