Dekonspironte aksionet e lojërave
të fatit, pranga kryepolicit të Divjakës

DIVJAKE- SHKB ka arrestuar shefin e policisë së Divjakës Gjergji Çelaj, pasi dyshohet se dekonspironte aksionet e policisë për pikat e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit “Fund Marrëzisë”, i finalizuar disa muaj më parë. Çelaj dyshohet se ka dekonspiruar 15 aksione të tilla, si dhe favorizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
 
Arrestimi i Shefin e Stacionit policor të Divjakës nga SHKB erdhi pas vendimit “arrest me burg” të dhënë për Çelajn nga Gjykata e Lushnjës.

Çelaj akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Nxjerrjes së sekretit” parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 294 të K.Penal.
 
Arrestimi i tij u bë sepse në kohë të ndryshme përgjatë vitit 2014, ka favorizuar persona që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në zonën e Divjakës.
 
Në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme monetare, nga pronarët e disa pikave të basteve që ushtronin aktivitet të paligjshëm, dyshohet se Gjergji Çelaj dekonspironte operacionet e Policisë së Shtetit, për goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës