Ekskluzive - Report Tv siguron ekskluzivisht kallëzimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa për dekonspirimin ku duhet të arrestoheshin tre zyrtarë policie.

Sipas kallëzimit të Xhafës, dekonspirimi mund të ketë ndodhur nga zyrat e prokurorëve të Krimeve të Rënda, gjyqtarëve, Oficerëve të Shërbimit të Brendshëm dhe ankesave e për këtë arsye ai i kërkon Prokurorisë së Tiranës të kryejë hetime.

Këto hetime tashmë kanë nisur dhe kallzimi penal i është besuar prokurores Alma Bramo pranë prokurorisë së kryeqytetit. Për mos arrestimin e Jaeld Celës, Sokol Bodes dhe Gjergj Kohilës, Xhafa shkruan se “Kemi dyshime të krijuara nga të dhënat paraprake që ne disponojmë, se ata ishin njoftuar për masat e nxjerra në ngarkim të tyre”

Në këto kushte vlersojmë se ndodhemi përpara veprës penale të nxjerrjes së sekretit shtetëror nga personi që i është besuar shton më tej ministri në kallëzimin e tij. E duke ju referuar këtij rasti persona të dyshuar janë prokurorë, gjyqtarë, sekretaria gjyqësore si dhe oficerë të policisë pranë SHÇBA që do të ekzekutoni këto urdhëra.

Në total sipas burimeve për reporttv pas këtij kallëzimi në hetim janë vënë 3 prokuror, 2 gjyqtarë, 4 oficerë të policisë gjyqësore dhe nënpunësit e sekretarisë gjyqësore që kanë patur dijeni për masat e sigurisë dhënë në mungesë. 

Në kallëzimin e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv ministri Xhafa shton se ky nuk është rasti i vetëm pasi nxjerrje e sekretit hetimorë ka ndodhur dhe me operacionin e babicës ku u sekuestruan 3.5 ton canabis apo nga prokuroria e elbasanit ku në media janë botuar shkresa konfidenciale mes drejtorisë së policisë dhe prokurorisë elbasan.

 

 

 



xhafa per prokuroret
xhafa per prokuroret
(Kallëzimi i Xhafajt në Prokurori)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com