“Dekorata e Flamurit Kombëtar” për At Zef Pllumin

Presidenti Nishani vlerësoi At Zef Pllumin (pas vdekjes) me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar" me motivacionin:"Klerikut, martir, të dënuar me persekutim të përjetshëm nga diktatura, i cili me veprën dhe jetën e tij, mbrojti vlerat e mëdha të fesë, kulturës kombëtare, lirisë dhe dinjitetit njerëzor, të lidhura pazgjidhshmërisht këto me vetëmbrojtjen e atdheut dhe të kombit".

Në ceremoninë e organizuar sot në Komunën e Shëngjinit, ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të bashkësive fetare si dhe nga qytetarë të shumtë.

Duke vlerësuar figurën dhe veprën e klerikut katolik At Zef Pllumit, Kreu i Shtetit nënvizoi se  Zef Pllumi lidh fijen e këputur. "Shoqëria shqiptare, që aq shumë është përpjekur për demokracinë e vet e ka demonstruar aktin e saj të refuzimit ndaj diktaturës më 20 shkurt 1991.  Në këtë kontekst Pllumi është një digë e pakalueshme me jetën dhe veprën e tij", u shpreh më tej Nishani./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim