Dekorimet e Nishanit, Artistët:
Presidenti po bën Qoka

Dekorimet e Nishanit, Artistët:<br />Presidenti po bën Qoka
Presidenti Bujar Nishani ka dhënë disa tituj nderi pak para largimit nga Presidenca.

Muajt e fundit është vënë re një fluks i pazakontë dekorimesh ku janë përfshirë lista të gjata artistësh. Ditët e fundit janë dekoruar me titullin Nderi i Kombit edhe këngëtaret Aurela Gaçe, Eli Fara, aktorja Anisa Markajani, e të tjerë.

Por artistë të tjerë janë ndier të fyer nga këto nderime të Presidentit. 

Baritoni Gjini, Letër Nishanit: Hidh sytë nga opera, bëhen qoka me titujt
Baritoni i njohur Ylber Gjini, ndihet i revoltuar nga mënyra sesi janë ndarë titujt “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh” gjatë presidencës së Bujar Nishanit.

Ylber Gjini, një nga zërat e parë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit i ka dërguar një letër të hapur presidentit të vendit. Në këtë letër ndër të tjera i shkruan i revoltuar se gjatë shpërndarjes së titujve me dhe pa kriter janë lënë mënjanë artistët e Teatrit Kombëtar të Operës.

Ja letra e baritonit Ylber Gjinit për Presidentin Nishani:
I nderuar z. President vendosa të ju drejtoj këtë letër të hapur duke marr shkas nga dhënia e disa titujve këto ditët e fundit por edhe për disa tituj që ke dhënë kohë më parë dhe ne u çuditëm shumë por edhe u irrituam dhe u ndjemë goxha të befasuar. Z President a ekziston ndonjë komision pranë jush me ekspertë te kulturës që të vlerësojnë se kur një Artist duhet të marr një titull? Këtu nuk e kisha fjalën për moshën, por për karrierën artistike te suksesshme. A jeni në dijeni se në Shqipëri ekziston TOB (Teatri i Operës dhe Baletit)dhe se në këtë Teatër ka performuar dhe performojnë Artistwt elitë të vendit ? Për derisa nuk e frekuenton Operën nuk duhet të sillesh sikur nuk ekziston. Përse kjo urrejtje e ulët dhe e papranueshme karshi kësaj elite. Si ka mundësi që edhe këshilltarët e tu të kulturës janë kujdesur më tepër për të bërë qoka me titujt se sa të kryejnë një proces dinjitoz të ndarjes së tyre. A e dini ju z.President se cilët Artist! i vunë gjoksin TOB dhe e mbajtën atë gjallë dhe me dinjitet në këto 27 vjet të tranzicionit ? A e dini ju që artistët kanë dalë në skenë edhe në kushtet e një varfërie ekstreme? E papranueshme për një artist. A e dini ju që ne që kemi qëndruar këtu kemi shpresuar që vendi të bëhet më i begatë dhe i drejtë ? A e dini ju që TOB është tempulli i Artit ne Shqipëri dhe Artistët që performojnë aty janë të përzgjedhurit e talentit dhe meritës ? Si ka mundësi që nga viti 1990 e deri më sot nuk i jepet askujt titull në TOB kur këta duhet të ishin të parët ?Artistët e Operës z.President duhet të jenë të parët që duhet të marrin tituj edhe dekorata për këto arsye:1 Sepse krijimtarinë dhe Artin e tyre e japin brenda vendit. 2 Kontributi ynë në zhvillimin e aktiviteteve tona në skenën prestigjioze të TOB është e pa krahasueshme me çdo kush tjetër. 3 Mbajtëm me përkushtim traditën dhe vazhdimësinë e Operës si pjesë e një qytetërimi dhe civilizimi por edhe krenarie për Kombin 4 Duke vlerësuar dhe inkurajuar Artistët e Operës në fakt do i bënit nderë Presidencës por edhe profesionalizmit në art. Këshilltarët e kulturës që ju kanë bërë propozimet n.q.s ka funksionuar kështu thjesht ja kanë ulur shumê vlerën morale dhe profesionale që duhet të ketë një titull. Tani më duket se ka ardhur koha ti hapim letrat dhe ta shohim në sy njëri tjetrin po që nevoja edhe duke vënë në balancë aktivitetin dhe karrierën e gjithë secilit. Z.President mua më shqetëson shumë ky qëndrim por më shumë më shqetëson indiferenca e atyre që quhen "Profesorë, Doktorë" në këtë profesion. A ju bënë vallë përshtypje kjo padrejtësi që i bëhet Artistëve Elitë të Operës?Artistët e Operës, të viktimizuar ,të privuar nga çdo lloj titulli dhe vlerësimi por edhe të përjashtuar nga konkurrimi i drejtë dhe i ndershëm për titujt profesionalë. Kam dëgjuar shpesh të thuhet që titujt nuk duhet ti kërkosh por duhet të ti japin... tani ka arritur kulmi sepse ata që duhet ti japin as nuk e dimë kush janë, çfarë tagri profesional dhe moral kanë dhe normat e përcaktuara për marrjen e titujve. Meqë ra fjala a mund të dalë dikush dhe të thot... a nuk i takon titulli psh.: Mariana Lekes apo dives aktuale Eva Golemi...etj? Po kush duhet t’i thotë Presidentit se ekzistojnë edhe Artistët Elitë. I them Presidentit të ardhshëm : krijoni ju lutem një komision me Personalitete ë Artit dhe Kulturës dhe ata, në bashkëpunim me grupet e interesit, të vendosin se kur mundet ta marrësh një titull...”, shkruan Gjini.

Agron Llakaj: Z President, ke “harruar” të vlerësosh një personalitet …!
Artisti i njohur dhe drejtuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar”, Agron Llakaj i ka dërguar kreut të shtetit, Buajr Nishani një mesazh publik për dekorimin e disa personaliteteve të artit. Aktori Agron Llakaj vlerëson interesin e Presidentit për artin me dekorimin e mjaft artistëve, por i kujton se mes shumë emrave të dekoruar është “harruar” një personalitet i njohur i humorit shqiptar.

“Zoti President, ndoshta nuk është detyra Juaj, por në respekt të shumë e shumë emrave të vlerësuar nga Ju… ,me lejoni t’ju tërheq vëmendjen për një emër shumë të njohur në vite e vite në Shqipëri dhe kudo ku punojnë shqiptarë, anë e mbanë botës. Ai është humoristi Behar Mera”,- shkruan Agron Llakaj në komentin e tij Facebook.
Aktori i njohur i humorit shprehet se një artist si Behar Mera e ka marrë prej kohësh vlerësimin dhe çdo ‘dekoratë’ të publikut, por do të ishte në nderin e institucioneve shqiptare të mos anashkalohen vlerat e vërteta të arit shqiptar.Postimi i plotë i Agron Llakaj në Facebook:

“I nderuar Zoti President i Republikës!

Shkëlqesi Bujar Nishani! Lexova me kënaqësi vlerësimin Tuaj në largim, për shume emra të mëdhenj të skenës, ekranit por jo vetëm. Tituj që shprehin vlerësimin për punën e çdo kujt, kontributin dhe investimin njerëzor dhe profesional në shërbim të publikut, për ta bërë këtë jetë të zymtë me më shumë besim, se gjërat e bukura në jetë nuk ndodhen vetëm në art. Art i cili udhëheq shoqërinë, emancipon, edukon dhe argëton.

Zoti President, ndoshta nuk është detyra Juaj, por në respekt të shumë e shumë emrave të vlerësuar nga Ju… ,me lejoni t’ju tërheq vëmendjen për një emër shumë të njohur në vite e vite në Shqipëri dhe kudo ku punojnë shqiptarë, anë e mbanë botës. Ai është humoristi Behar Mera…,me dhjetëra vite në skenë, qindra personazhe dhe karaktere që sot i keni dhe i gjeni rëndomë në youtube me shumë e shumë klikime.

Një personalitet i padiskutueshëm i humorit, një partner po kaq dinjitoz…, nuk ka njeri të mos ketë marr buzëqeshjen dhe të qeshurën nga loja e Behar Merës. Prej 5 vite në Al Pazar show, ka prodhuar dhe punuar sa për 100 vite së bashku të një trupe profesioniste estrade.

Zoti President, si artist i humorit, por edhe si partner dhe mik i Behar Merës….ju sjell thjesht në vëmendje, vlerësimi për Beharin është vlerësim edhe për Ju! Natyrisht, Ai është Mjeshtër i Madh, se e ka fituar me lojën dhe interpretimet e tij, ka dashurinë e publikut që është rritur dhe e ka rritur gjatë gjithë karrierës së tij

Zoti President, duke ju uruar punë të mbarë, por edhe rrugë të mbarë, mbetem në pritje të korrigjimit të kësaj ‘harrese’.

Me respekt dhe konsiderate te larte! Agron Llakaj”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro