TIRANE - Kuvendi bën fakt të kryer nisjen e procedurave parlamentare për të rivotuar dekretet e kthyera nga presidenti Bujar Nishani disa ditë me parë. Ditën e premte në orën 10.00 Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim reformën territoriale, draftin për shkollën e Magjistraturës , ligjin per KLD dhe gjykatën Administrative dhe po të premten, do të jeteë Komisioni i Sigurisë që do të diskutojë për ligjin e policisë së shtetit.
Burime konfidenciale për A1 Report bëjnë me dije se ditën e hënë do çelet dhe seanca plenare e ketij sesioni të ri parlamentar, ku pritet të rivotohen edhe ligjet e kthyera nga Presidenti Nishani.
Duke ju referuar rregullores së Kuvendit ligjet e kthyera duhet të shqyrtohen sërish në komiasionin përgjegjës ku ai është shqyrtuar fillimisht e më pas paraqiten në seancë plenare. rivotimi i këtyre ligjeve perfshin dhe reformën administartive territoriale u lajmerua nga vet kryeministri Edi Rama në konferencën që mbajti me gazetarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Por burime nga PD thonë se kjo procedurë është e paligjshme për faktin se po sipas rregullores parlamenti fillon punë, të hënën e parë të shtatorit që i bie data 1 shtator. Fakti që dekretet futen në procedurat parlamentare në 30 gusht, për ta është e papranueshme. Por a do të jetë PD në parlament? Për këtë nuk është marrë ende asnjeë vendim nga demokratët.
Ajo që dihet është se mazhoranca është e vnedosur t'i rivotojë dekretet duke iu referuar dhe deklaratës së kryeminitrti Rama disa ditë më parë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO